LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson: Nuk e kuptuam virusin në fillim

Boris Johnson: Nuk e kuptuam virusin në fillim

Boris Johnson ka pranuar se qeveria britanike nuk e kuptoi coronavirusin gjatë “javëve të para” të shpërthimit në këtë vend.

Kryeministri në një intervistë për BBC-në u pyet se a neglizhua COVID-19 dhe nëse masat janë marrë me vonesë.


“Ne nuk e kuptuam [virusin] në mënyrën që do të donim, në javët dhe muajt e parë. Mendoj se gjëja e vetme që nuk e pamë në fillim ishte shkalla në të cilën transmetohej, në mënyrë asimptomatike, nga një person në tjetrin”, tha Johnson, transmeton Telegrafi.

Boris Johnson në konferencë për shtyp

Johnson gjithashtu foli për “mësimet që duhen mësuar” dhe tha se ministrat mund të kishin bërë disa gjëra më “ndryshe”.

Sipas shifrave të qeverisë, mbi 45,000 njerëz kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë dalë pozitivë në testet për coronavirus.

Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar gati 300,000 raste pozitive. Vetë Johnson ka qenë i infektuar dhe është shëruar pas disa ditësh në mjekim intensiv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori