LAJMI I FUNDIT:

“Borë pranverore” në Arabinë Saudite, të gjithë dalin për të shijuar pamjet – i publikojnë në internet (Foto/Video)

“Borë pranverore” në Arabinë Saudite, të gjithë dalin për të shijuar pamjet –  i publikojnë në internet (Foto/Video)

Një borë e befasishme ka mbuluar disa pjesë në malet e Arabisë Saudite në veri-perëndim, duke e zbardhuar zonën dhe duke i kënaqur banorët.

Sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, retë filluan të formoheshin në orët e hershme të ditës së dielë rreth Jabal Al-Lawz në Provincën Tabuk dhe afër perëndimit të diellit, bora kishte mbuluar të gjithë zonën.


Siç edhe mund të pritej, vizitorët nxituan të hënën herët për të dëshmuar pamjet, pranë kufirit jordanez.

Kështu, shumë prej tyre shpërndanë pamjet e rralla të kushteve të tilla të motit në këto male.

Fahd Al-Belawi tha se ai dhe familja e tij janë të kënaqur me borën, duke shtuar se ata erdhën herët në mal për të shijuar motin, të cilin ai e përshkroi si “një nga kohët më të mira të vitit”.

Ndërsa banorët Nayef Al-Harby dhe Mohammad Al-Shammari thanë se kjo ishte hera e parë që ata kanë parë rajonin e mbuluar me borë.

Ndërkohë një tjetër ka postuar një video në Twitter, duke shkruar. “Unë nuk jam as në Moskë, e as nuk jam në Alaska. Unë jam në Arabinë Saudite”.

Raportet e motit thanë se temperatura në zonë ra nën 9 gradë të Celsiusit.

Hulumtuesi i klimës, Eid Al-Madhlaani, tha se ishte shumë e pazakontë të shihej bora që binte në ditën e fundit të marsit.

Patrullat e sigurisë, mbrojtja civile dhe ambulancat ishin të pranishme në zonë për të siguruar rrjedhje të qetë të trafikut për vizitorët. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Një foto e një boshnjaku duke dekoruar një fasadë është bërë virale, duhet të shihni se si ia doli

Një foto e një boshnjaku duke dekoruar një fasadë është bërë virale, duhet të shihni se si ia doli

Fun
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Identifikohet laseri misterioz në qiellin e San Franciskos

Identifikohet laseri misterioz në qiellin e San Franciskos

Interesante
Lista e pazakontë e dëshirave të djalit për ditëlindje tronditi nënën - kjo është çfarë kërkoi ai nga prindërit

Lista e pazakontë e dëshirave të djalit për ditëlindje tronditi nënën - kjo është çfarë kërkoi ai nga prindërit

Fun
Bilderi

Bilderi

Kalo në kategori