LAJMI I FUNDIT:

Borë e aksidente në Rrugën e Kombit

Borë e aksidente në Rrugën e Kombit

Ulja e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshje shiu në të gjithë vendin. Ulja e temperaturave është shumë e fortë brenda disa orëve dhe reshjet në verilindje të vendit dhe në zonat e larta janë kthyer në reshje bore.

Situata është bërë problematike gjatë natës në Rrugën e Kombit, ku bora mbuloi shumë shpejt një pjesë të mirë të rrugës, rreth tunelit të Thirrës.


Për pasojë, kanë ndodhur disa aksidente për shkak të shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit të mjeteve në rrugë nga rrëshkitjet, por vetëm me dëme materiale.

Meteorologët parashikojnë përmirësim të motit sot dhe nesër, ndërsa policia rrugore kërkon kujdes gjatë lëvizjes në rrugë në zonat me reshje shiu dhe bore.