LAJMI I FUNDIT:

Bordi i ShSKUK-së i reagon deputetëve Shkreta dhe Haxhiu: Po manipulojnë me të dhëna

Bordi i ShSKUK-së i reagon deputetëve Shkreta dhe Haxhiu: Po manipulojnë me të dhëna

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ( ShSKUK) ka reaguar ndaj deputetëve Mirsad Shkreta dhe Bekim Haxhiu, pasi dy deputetët kritikuan dhe kërkuan shkarkimin e tyre nga Qeveria e Kosovës.

Në reagimin e bërë nga ShSKUK thuhet se të dhënat e deputetëve janë manipulime.


Në reagim thuhet se “duhet sqaruar se shumica dërmuese e të dhënave të paraqitura nga disa deputetë në takimin e këtij komisioni, veçanërisht të deputetëve Shkreta dhe Haxhiu janë paraqitur në mënyrë të gabuar me qëllim të arsyetimit të kërkesës së tyre për shkarkim të Bordit të ShSKUK”.

Tutje, Bordi i ShSKUK-së ka dhënë edhe disa sqarime lidhur me kontratat që janë bërë e për të cilat u akuzuan nga deputetët.

Në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi kërkohet shkarkimi i bordit të ShSKUK-së
Lexo po ashtu Në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi kërkohet shkarkimi i bordit të ShSKUK-së

Reagimi i plotë i Bordit të ShSKUK-së:

“Bordi i ShSKUK përmes këtij njoftimi reagon në manipulimet me disa të dhëna të paraqitura nga disa deputetë të Komisionit për shëndetësi të Kuvendit të Kosovës në takim e mbajtur me datën 09 mars 2022 me Prof.Dr. Rifat Latifin, Ministrin e Shëndetësisë.

Duhet sqaruar se shumica dërmuese e të dhënave të paraqitura nga disa deputetë në takimin e këtij komisioni, veçanërisht të deputetëve Shkreta dhe Haxhiu janë paraqitur në mënyrë të gabuar me qëllim të arsyetimit të kërkesës së tyre për shkarkim të Bordit të ShSKUK.

Deputeti Shkreta thirrej në mes tjerash, në gjetjet e klasifikuara nga raporti i Zyrës Kombëtare të Auditit për vitin 2020 në ShSKUK, por qëllimshëm “harron” të potencojë se në mesin e të gjeturave është kontrata për sigurimin fizik në QKUK e cila është nënshkruar disa muaj para se Bordi i tanishëm ka marrë detyrën. Të njëjtën kontratë, Bordi i tanishëm i ShSKUK e ka procesuar në Prokurori pasi që ky raport e ka klasifikuar si të jashtëligjshme shumë muaj para se deputeti Shkreta e ngritë si çështje në takimin e datës 09.03.2022.

Sa i përket të ashtuquajturit “krim të organizuar” me blerje të 10.2 milion eurosh barna që nuk janë përdorur në ShSKUK, kjo gjithashtu paraqet keqinterpretimin e radhës nga deputeti Shkreta i të dhënave të pranuara nga ShSKUK, pasi që duhet sqaruar se shifra 10.2 milion euro ka të bëj më stokun total të të gjitha barnave dhe materialit harxhues që ka qenë i pranishëm në ShSKUK (QKUK dhe gjitha Spitalet e përgjitshme në Kosovë) në fund të vitit 2020 (duke përfshirë edhe donacionet). Të gjitha këto barna dhe materiale mjekësore janë shfrytëzuar plotësisht në muajt pasues dhe kjo sasi e stokut ka qenë më se e mirëseardhur për të ofruar shërbime shëndetësore dhjetëra-mijëra pacientëve në gjithë Kosovën në kohën e valëve të infeksionit me COVID 19 gjatë vitit 2021.

Sa i përket listave të pritjes, fatkeqësisht ato ekzistojnë prej vitesh për disa shërbime në klinika të caktuara siç është rasti në Klinikën e Ortopedisë, Kirurgjisë Vaskulare, apo degëve tjera dhe nuk është që këto lista janë krijuar vitin e fundit. Është e kuptueshme që pandemia COVID -19 ka rënduar këtë gjendje në disa klinika, siç ka ndodhur në tërë botën, mirëpo edhe përkundër kësaj ShSKUK përveç menaxhimit të pandemisë COVID-19 ka arritur që në shumë klinika të zvogëlojë listat/kohën e pritjes madje edhe referimet për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore (TJISHP), si p.sh. në Klinikën e Oftalmogjisë, QKUK, nga rreth 500 pacientë të referuar për TJISHP në vitin 2018, ky numër në vitin 2021 është zvogëluar në më pak se 100, ose në vlerë financiare referimet për TJISHP janë zvogëluar nga rreth 2 milion euro në vitin 2018, në rreth gjysëm milion euro në vitin 2021. Në klinikën e Gastroenterologjisë, QKUK, është arritur zvogëlimi i kohës së pritjes nga 8 muaj në 1.5- 2 muaj, e poashtu edhe ne shumicën e klinikave zvogëlimi i kohës së pritjes për disa sëmundje krahasuar me vitet paraprake.

Duhet theksuar se Bordi i ShSKUK nuk i krijon listat e pritjes për marrje të shërbimeve mjekësore dhe diagnostike në asnjë njësi të ShSKUK-së, përfshirë listat ne Klinikat e Ortopedisë, Kirurgjisë vaskulare, Klinikën e Kardiologjisë invazive si dhe të Radiologjisë. Gjithsesi duke marrë në konsiderim përgjegjësit statutore, ShSKUK menjëherë pas qetësimit të pandemisë COVID 19 në këtë fillim vit ka adresuar çështjen e listave të pritjes, ka organizuar takime me drejtorët e njësive, janë pranuar raportet nga klinikat për numrin e pacientëve, diagnozat e sëmundjes, kohën e pritjes, është bërë verifikimi i listave dhe po bëhet prioritizimi i pacientëve në bazë të gjendjes së tyre. Nga analiza e këtyre listave të pritjes janë identifikuar faktorët që kanë shkaktuar ndër vite krijimin e këtyre listave, ku dy shkaqet kryesore janë numri i kufizuar i anesteziologëve dhe kosto e lartë e materialit shpenzues mjekësor. Si shembull, vetëm për proteza të gjurit dhe të kërdhokullës për blerjen e tyre kostoja do të sillej rreth 2,5 milion euro. ShSKUK është duke hartuar planin e veprimit të detajuar për zvogëlimin e këtyre listave të cilin do t’ja paraqesë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë për përkrahje.

Sa i përket akuzës që “Bordi e ka vu në lajthitje qeverinë” për inaugurimin e Spitalit të Fëmijëve, “Sheika Fatima” në QKUK, të deklaruar nga deputeti Haxhiu, duhet theksuar se i gjithë procesi i ndërtimit, përfshirë edhe ngjarjen e inagurimit janë organizuar përmes një mekanizmi jashtë ShSKUK të udhëhequr nga donatori, përkatësisht familja mbretërore nga Emiratet e Bashkuara Arabe në koordinim me Presidencën e Republikës së Kosovës. ShSKUK është në bashkëveprim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë që autoriteti për menaxhim të këtij spitali të kalon në SHSKUK dhe të fillohet me punë sipas planit dinamik të hartuar nga QKUK.

Sa i përket kontratës për ndërtimin e aneksit për Klinikat e Hemato-Onkologjisë dhe Nefrologjisë në QKUK, ky është projekt që është iniciuar ende pa u emëruar Bordi i tanishëm i ShSKUK-së dhe duhet theksuar se edhe ne si Bordi i ShSKUK jemi të befasuar me vonesën në dhënien e lejës për fillimin e ndërtimit të këtij aneksi. Procedurat e kontraktimit si dhe të marrjes së lejes për këtë projekt ishin të planifikuara të shkonin në mënyrë paralele më të vetmin qëllim që personelit të Klinikave të Hemoto-Onkologjisë dhe Nefrologjisë sa më parë t’ju krijoheshin kushte adekuate të punës për trajtimin e pacientëve. Është e nevojshme të theksohet se në kuadër të kësaj kontrate nuk është kryer asnjë pagesë deri më tani si dhe është duke u diskutuar në mënyrë intenzive me drejtorinë përkatëse të Komunës së Prishtinës që leja e ndërtimit për këtë aneks të merret sa më shpejtë.

Ka edhe disa të pavërteta tjera të paraqitura nga ish-bashkëpartiakët, deputetët Shkreta dhe Haxhiu, në mbledhjen në fjalë për të cilat për shkak të nevojës për të mos-zgjatur tesktin e këtij reagimi nuk po jemi në gjendje t’ju përgjigjemi por në përmbledhje po theksojmë së qasja e këtyre deputetëve të cilët ndihen të frustruar me faktin se ndikimet e tyre në emërimet dhe punësimet në SHSKUK nuk janë marrë në konsiderim nga Bordi Drejtues i ShSKUK, ka qenë thellësisht jo-parimore si dhe kanë keqpërdorur pozitën e tyre të deputetit për të plasuar keqinterpretime dhe manipulime me gjysmë të vërteta, me synim që përmes krijimit të një gjendje jo-reale të punës së Bordit të ShSKUK-së të ndikojnë në vendimmarrje nga Ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës.

Bordi i ShSKUK njofton se do të vazhdon të punojë me integritet të lartë, si ka punuar deri më tani, bazuar në statutin e ShSKUK-së dhe legjislacionin në fuqi, për të përmirësuar shërbimet shëndetësore brenda ShSKUK me të gjitha kapacitet që ka në dispozicion”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori