LAJMI I FUNDIT:

Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut morën pagën e 13-të jashtë ligjshëm

Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut morën pagën e 13-të jashtë ligjshëm
Foto: Ilustrim

Bordi dhe menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë marrë pagën shtesë ose pagën e 13-të për vitin 2016, por jo edhe të gjithë punonjësit në KEK që janë rreth 4.800.

Ata që iu gëzuan pagës së 13-të janë drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, drejtues të lartë të KEK-ut, Sali Bytyqi, Nexhat Podrimja, Nijazi Thaçi, udhëheqës të bordit, Berat Rukiqi, kryetar, anëtarët tjetër Haki Mjeku, Enver Muli, Ranko Makic, Burim Leci dhe Pranvera Dobruna-Kryeziu dhe disa të tjerë nga udhëheqja.


Kjo ndarje e pagave shtesë për menaxhmentin e ngushtë nuk është në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky diskriminim ka revoltuar të gjithë punëtoret në këtë ndërmarrje publike, për faktin se bordi nuk ka as mandat.

Edhe zyrtarë të KEK-ut kanë pranuar se menaxhmenti ka marrë pagën shtesë, me arsyetimin se janë të parapara me kontrata individuale.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës(SPEK), Izet Mustafa thotë për KosovaPress, se janë diku 20 zyrtarët më të lartë në KEK që kanë marrë pagën e 13-të.

Sipas tij, kjo ndarje e pagave shtesë vetëm për menaxhmentin nuk është e drejtë ligjore. Ai tha se shqetësime të punonjësve dhe pakënaqësi për fat të keq në korporatën energjetike ka mjaft, ndër këto shqetësime janë ato rreth pagesave dhe rreth punëve që ata i kryejnë në përditshmëri.

“Absolutisht nuk është e drejtë dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që është shfaqur një revoltë tek punonjësit. Ne këtë e kemi thënë edhe në takim me bordin dhe menaxhmentin e KEK-ut dhe me ato institucione që menaxhojnë me KEK-un, nuk është e drejtë”, deklaron Mustafa.

Ai shton se kanë marrë një premtim nga menaxhmenti se prej muajt mars të gjithë punonjësit në KEK do të marrin një pagë shtesë për kontributin e tyre në vlerë prej 100 euro.

Mustafa thekson se punëtorët nuk janë të kënaqur për një pagesë prej 100 euro, e cila nuk ka ndodhur as deri më tani.

“Unë e di që pritjet e punëtorëve janë për një vlerë më të madhe, mirëpo gjatë bisedave dhe ballafaqimit me menaxhmentin e KEK-ut rreth kërkesës për këtë lloj page shtesë, jemi bindur që menaxhmenti, aksionari në këtë rast nuk ka pasur mundësi me paguar një vlerë më të madhe”, tha ai.

Edhe kryetari i Sindikatës së Re në KEK, Rafet Osmani, ka konfirmuar se janë të informuar se pagë shtesë kanë marrë komplet bordi i KEK-ut dhe menaxhmenti.

Osmani tha se për këto paga diskriminuese, menaxhmenti është bazuar me një rregullore të brendshme të KEK-ut. “Ata janë bazuar në një rregullore të brendshme të KEK-ut që kanë… janë konfidenciale… ka marrë drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, drejtori i financave Sali Bytyqi, sekretari i KEK-ut, Nexhat Podrimja me gjithë anëtarët e bordit të KEK-ut”, deklaroi Osmani.

Punonjësi tjetër në KEK, Ragip Mehmeti, inspektor për siguri në makineri pranon se nuk ka marrë pagën shtesë për vitin paraprak, edhe pse ai tha se menaxhmenti i ka quajtur punëtorët e KEK-ut heronjtë të Kosovës që punojnë në temperatura minus 30 gradë celsius.

“Jo ne nuk kemi marrë pagën e 13-të, edhe pse na takon me kontratë kolektive. Kjo kërkohet kur realizohet plani, e plani edhe në qymyr, përveç djerrinës që nuk është realizuar plani, ai i ngase sektori i qymyrit dhe i energjisë elektrike ka qenë mbi 100 për qind performaca. Djerrina në Mirash ka ngecur me 5 milionë metër kub që nuk është realizuar plani vetëm për vitin 2016, andaj, nuk janë fajtorë punëtorët, problemi qëndron këtu ku ka mbetur ngërç, andaj kërkojmë që të zhbllokohet kjo situatë në favor të punëtorëve…. Kemi kërkuar që punëtorët e KEK mbasi që edhe vet menaxhmenti i quan heronjtë e Kosovës të shpërblehen me pagën shtesë apo me pagën e 13-të”, theksoi Mehmeti.

Sipas tij, gjendja aktuale në KEK është shumë e vështirë dhe shumë e rëndë, andaj, janë vonuar proceset që është dashur të kryhen. Ai kërkoi që të krijohen kushte për punëtorë dhe mos të rrezikohen vendet e tyre të punës.

Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Korporatën Energjetike të Kosovës KEK, Skënder Bucolli ka pranuar se disa zyrtarë të menaxhemntit që kanë kontratë idividuale kanë marrë pagën e 13-të.

“Sa i përket pyetjes suaj, të gjithë punonjësit e KEK-ut duke përfshi edhe zyrtarët e lartë nuk kanë marrë pagë shtesë, përveç atyre të parapara me kontrata individuale”, ka thënë shkurt në përgjigjen elektronike Bucolli për KosovaPress.

Edhe pse drejtori menaxhues i KEK, Arben Gjukaj merr pagë mujore 2500 euro, Bucolli është ankuar se menaxhmenti i KEK-ut, krahasuar me ndërmarrjet e tjera publike dhe agjencitë e ndryshme i ka pagat më të vogla në vend, pavarësisht faktit se është një ndër ndërmarrjet më të mëdha në vend me rreth 5 mijë punëtorë, operon me stabilimente të stërvjetruara dhe prapë ka treguar përgjegjësi të lartë duke qenë një ndër ndërmarrjet e rralla në vend që nga viti në vit është duke e ngritur përformancën.

Bucolli thotë se të gjithë punëtorët e KEK-ut janë dëshmitar se mirëqenia e përgjithshme e punëtorëve të saj është objektivi kryesor i menaxhmentit, përkundër barrës që ka në gjendjen financiare të KEK-ut dhe situatën nëpër të cilën ka kaluar korporata.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, për KosovaPress theksoi se ndarje e pagave të 13-ta për menaxhemntin nuk është në rregull, në rast se ka ndodhur një gjë e tillë, ai thotë se kjo duhet të arsyetohet nga menaxhmenti. Mustafa thotë se nuk ka njohuri për ndonjë rezultat të jashtëzakonshëm.

“Kjo parimisht nuk do të ishte në rregull, por duhet parë arsyetimin për këtë. Bordi dhe menaxhmenti mund të kenë premi për rezultate të jashtëzakonshme, nëse këto janë të precizuara me rregullore. Rezultate të tilla personalisht mua nuk më janë të njohura”, theksoi deputeti Mustafa.

Për veç pagave, sindikalistët e KEK-ut thonë se punëtorët e KEK-ut janë të shqetësuar edhe për vendet e punës së tyre që rrezikohen për shkak të mbylljes së sistemeve të djerrinës, dhe se rezervat e qymyrit flitet që janë vetëm deri ka fundi i muajt qershor.

Rafet Osmani nga Sindikata e re ka ngritur shqetësimet edhe për rrezikshmërinë e lartë të punonjësve në punën e tyre me kushte të rënda. Ai tha se gjendja në miniera është mjaft shqetësuese, njësia punuese e djerrinës në Mirash veç është e mbyllur, nuk ka mundësi me zhvilluar aktivitet. /Kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Ekonomi
Kalo në kategori