LAJMI I FUNDIT:

Bordi i Bordeve, iniciativa që i bashkon të gjithë në përkrahje të Kosovës

Bordi i Bordeve, iniciativa që i bashkon të gjithë në përkrahje të Kosovës

Pranimi i Kosovës në UEFA, ka nevojë për vendime të rëndësishme për të ardhmen, dhe mu për këtë edhe e shtyu treshen Stupcat që të ndërmarrin një iniciativë të veçantë për promovimin e imazhit të vendit tonë.

E Hëna e vitit 2016, i gjeti më të bashkuar se kurrë në kafenenë Veritas duke e themeluar Bordin e Bordeve në përbërje të: Vedat Bajrami si nënkryetar, dhe të gjithë kryetarët e tjerë si Mensur Safqiu, Osman Azemi, Besnik Krapi, Mërgim Cahani, Eshref Durmishi, Liridon Cahani, Valter Lucaj, Astrit Panxha, Fatos Berisha, Armend Ismajli, Astrit Kabashi, Fisnik Ademi, Fatmir Spahiu, Visar Mulliqi dhe Arben Sejdiu.


E veçanta e këtij bordi është që nuk do të pranojë anëtarë të rinj, vetëm në raste specifike mund të shtohet ndonjë anëtar nderi, krejt kjo sipas dëshirës të ndonjërit prej anëtarëve të bordit.

Për ti dhënë edhe vulë kësaj iniciative, për detajet e logos u përkujdes njëri prej anëtarëve të bordit, Fatos Berisha me kompaninë e tij B2.

Dashuria për futbollin bëri që kjo iniciativë të shërbejë si shembull i bashkimit të të gjithëve pa marrë parasysh sferat e jetës shembull i cili vleu edhe për grupin e tifozëve “Dardanët”, që kur vie puna te përkrahja nuk duhet shikuar asgjë por vetëm duhet bashkuar forcat, e gjitha me një qëllim. Përkrahjen ndaj përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kënga e parë që i dha jetë kësaj iniciative është ajo e Rita Orës – Shine Ya Light, klipi i së cilës edhe është xhiruar në Prishtinë.

Ndeshja e parë historike e Kosovës në Shkodër, i gjeti Bordin e Bordeve më të bashkuar se kurrë duke udhëtuar së bashku drejt stadionit “Loro Boriçi” në përkrahje të përfaqësueses.

Kënga “Unë të dua sa Kosovën” e grupit Minatori, Naser Gjinovci, është dhurata që Bordi i Bordeve e realizuan për grupin e tifozëve të përfaqësueses “Dardanët”, duke i shtuar disa rreshta tekstit origjinal të këngës, e cila u ripërpunua nga Ylber Asllani dhe Valton Beqiri.

Por kjo iniciativë nuk e ka vetëm qëllimin e përkrahjes së përfaqësueses në futboll. Qëllimi i Bordit të Bordeve është shumë më i madh. Për këtë ata edhe janë në bisedime me reperin nga Peja, Gjiko dhe BigBang për realizmin e një kënge e cila më pas do të përdoret për realizimin e spotit më të shtrenjtë që është realizuar ndonjëherë në vendin tonë.

Gjithë kjo me qëllimin e promovimit të shtetit të Kosovës dhe secilës sferë, spot ky i cili do të jetë nën regjinë e Liridon Cahanit, Fatos Berishës dhe Valter Lucaj, të cilët janë të njohur për kontributin e tyrë në botën e artit dhe filmit.

Ky kontribut i Bordit të Bordeve vie si dhuratë për pasionin, entuziazmin dhe dashurinë e njerëzve që ti përjetojnë sukseset dhe kënaqësitë që ua ofron Kosova.