Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka marrë vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.
Siç njoftohet, Bordi miratoi Rregulloren për Rregullat e Përgjithshme të Tenderit dhe Procedurave të Shitjes me Tender Publik. Poashtu, ratifikoi vendimin emergjent të Bordit të datës 15 shkurt të këtij viti për konstituimin e Bordit të përkohshëm menaxhues të ndërmarrjes Agrokosova Holding.
Gjatë kësaj mbledhje menaxhmenti i AKP-së raportoi para Bordit për aktivitetet e fundit të AKP-së, si dhe raportoi për pasqyrat financiare të buxhetit vjetor të Agjencisë për vitin kalendarik 2021 dhe pasqyrat financiare të fondeve në mirëbesim të Agjencisë për vitin kalendarik 2021.
Bordi miratoi listat përfundimtare të punëtorëve për 20 % e të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi për ndërmarrjet shoqërore në vijim: NSh “Fapol”, në Podujevë, NSh “Apiko”, në Deçan, NSh “Ekonomia e Pyjeve”, në Prishtinë, pastaj për ndërmarrjen NSh KB “Pirana”, në Prizren dhe për ndërmarrjen shoqërore “Stacioni i Veterinës”, në Rahovec.
Bordi poashtu miratoi shpërndarjen e pjesës 20 % të të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi për listat përfundimtare të punëtorëve (që kanë punëtorë të miratuar) për ndërmarrjet: NSh “Fapol” në Podujevë, NSh “Apiko”, në Deçan, NSh “Ekonomia e Pyjeve”, në Prishtinë, për ndërmarrjen NSh KB “Pirana”, në Prizren dhe për ndërmarrjen shoqërore “Stacioni i Veterinës”, në Rahovec.
Bordi e autorizoi menaxhmentin që sipas procedurave ligjore në fuqi të bëjë shpërndarjen e mjeteve nga 20 % për këto ndërmarrje.
Bordi shqyrtoi çmimet e ofruara përmes ofertimit nga qiradhënia e aseteve (likuidim) përmes rishpalljes publike, ku për 33 asete aprovoi qiradhëniet duke vlerësuar se janë arritur rezultate më të mira përsa i përket çmimeve të ofruara krahasuar me shpalljen e mëparshme si rezultat i një marketingu më të zgjeruar të ndërmarrë nga Agjencia. Ndërkaq u refuzuan ofertat e pranuara për 15 asete, për shkak të ofertave me çmime të ulëta, të cilat do të ritenderohen në të ardhmen njëjtë sikur edhe 20 asete për të cilat nuk pati oferta.
Bordi aprovoi raportet e shpërndarjeve të pjesshme për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore: NSh IAC “Bujqësia”, Pejë; NSh N.Sh.T Autoshtëpia “Mustafë Rexhepi”, Ferizaj; NSh NHTT “Pashtriku”, Gjakovë; NSh Ratko Mitroviç-Kulla”, Prishtinë, për NSh KB “Fryti”, Lipjan dhe për ndërmarrjen shoqërore “Fapoli”, në Podujevë.
Në këtë Bordi u njoftua edhe për propozimin e raportit përfundimtar (i mbylljes) për ndërmarrjen shoqërore “Kluz”, në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi