LAJMI I FUNDIT:

Borderlands 3 do të jenë pjesë ishullit Fortnite

Borderlands 3 do të jenë pjesë ishullit Fortnite

Të gjithë pjesëmarrësit e Borderland, tani ka hyrë në ishullin e Fortnite, si pjesë e përditësimit të fundit, të quajtur Borderlands 3, që ofron një eksperiencë shumë të mirë, për ata që i duan këto lloj video-lojërash.

Me armët dhe sprejët e ndryshëm, lojëtarët mund të pajisen edhe me lëkurën Psycho dhe çantën Claptrap, si pjesë e ndihmesave të shumta, transmeton Telegrafi.

Hapësira ku zhvillohen betejat, është afër Paradise Palms, zonë me bazë në Pandora, ku zhvilloheshin edhe lojërat tjera në të kaluarën.

Ka ngjashmëri të madhe me betejat e mëparshme, ndërsa shpërblimi më i madh është mburoja që ofrohet kur lojëtari arrin të mos shkaktojë dëme.

Bashkëpunimi mes Fortnite dhe Borderlands, pritet të lansohet së shpejti, si një video-lojë shumë e mirë. /Telegrafi/