LAJMI I FUNDIT:

Bora e rëndon komunikacionin në Maqedoni

Bora e rëndon komunikacionin në Maqedoni

Rreshjet e borës në Maqedoni e kanë penguar dhe ngadalsuar komunikacionin, i cili zhvillohet në korsi të lagta, me mbetje të borës, me ndalesë për mjetet e rënda nëpër vendet malore dhe në disa pjesë të rrugëve.

Për shkak të paraqitjes së mjegullave, dukshmëria është ulur nga 15 deri 29 metër distancë në Kodrën e Diellit. Bora për momentin nuk paraqet rrezik për qarkullimin ajror.

Nga LAMM, informojnë se ka ndalesë qarkullimi për kamionët në Presekë, Strazhë, Bukovë dhe në kalimin regjional Makedonski Brod-Prilep, në rrugët Mavrovë-Dibër, Strugë-kalimi kufitar Qafëthanë, në rrugën magjistrale Kriva Pallanka-Deve Bair, në dalje të qytetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

LAMM-Maqedoni apelon deri te tëgjithë qytetarët të kenë kujdes gjatë vozitjes, të ngadalësojnë shpejtësinë dhe respektimin e shenjave të komunikacionit.

Në fuqi është ligji për posedimin e përgaditjeve dimërorë për automjetet.