LAJMI I FUNDIT:

Bora e pamundëson zhvillimin e ndeshjes Flamurtari – Trepça (Video)

Bora e pamundëson zhvillimin e ndeshjes Flamurtari – Trepça (Video)

Mëngjesi i ditës së sotme e ka zbardhur vendin tonë nga bora e madhe.

Edhe pse temperaturat gjatë javës kanë qenë realisht të larta, mëngjesi i të dielës ka zbardhur Kosovën.


Kësisoj pas rënies së madhe të borës, është anuluar edhe ndeshja e Kupës së Kosovës, mes Flamurtarit dhe Trepçës.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni se gjyqtari kryesor ka provuar topin në fushën e mbuluar me borë, por që ka qenë e pamundur të lëvizë.

Gjyqtarët e takimit dhe delegati i ndeshjes kanë vendosur ta anulojnë këtë takim, data e të cilit do të mësohet në ditët në vijim nga FFK. /Telegrafi/