LAJMI I FUNDIT:

Bora dhe temperaturat nën zero po vijnë: Pyetje rreth antifrizit, përgjigjet rreth së cilave duhet t’i dini patjetër

Bora dhe temperaturat nën zero po vijnë: Pyetje rreth antifrizit, përgjigjet rreth së cilave duhet t’i dini patjetër

Së shpejti do të kemi temperatura nën zero, të paktën gjatë natës, ndaj është koha që edhe shoferët të kontrollojnë antifrizin.

Sigurisht, niveli i antifrizit duhet: të kontrollohet rregullisht, pavarësisht nga stina; ndërrohet në kohë; por edhe të kontrollohen karakteristikat e tij nëse për ndonjë arsye duhet të shtojmë ujë, përcjell Telegrafi.

Por sa vite apo kilometra duhet të kalojnë, që të ndërrohet antifrizi?

Antifrizi “i vjetër” G11 duhet të ndërrohet maksimumi çdo 2 ose 3 vjet. G12, G12 +, G12 ++ dhe G13 më të reja mund të ndryshohen për 4 ose 5 vjet.

Megjithatë, problemi nuk është vetëm në çfarë temperature do të ngrijë.

Me kalimin e kohës, antifrizi humbet vetitë që mbrojnë motorin dhe komponentët shoqërues – ky është një problem shumë serioz, i cili mund të çojë në dështime të ndryshme, rrjedhje dhe të ngjashme.

Kështu që nuk ka nevojë të rrezikoni.

Madje, edhe nëse në ndonjë pikë servisimi u thonë se “është i mirë dhe është i qëndrueshëm deri për shembull në -15 gradë Celsius” – dhe ju e dini që nuk e keni ndërruar atë për 4 ose më shumë vite – është padyshim koha për ta bërë këtë.

Çfarë antifrizi nevojitet për makinën tuaj?

Referojuni manualit të makinës tuaj.

Nëse nuk e keni, gjeni në internet, telefononi ose shkoni te një shërbim i autorizuar, pyesni në një forum që mbledh së bashku pronarët e asaj marke, përcjell Telegrafi.

Në thelb, çdo shërbim i autorizuar duhet të dijë se cili antifriz i përshtatet makinës suaj.

Antifrizi është në thelb pa ngjyrë, por pas prodhimit, ngjyra shtohet me kërkesë të prodhuesit (ose shitësit).

Vërtetë, në shumicën e rasteve, “lloji” i antifrizit mund të njihet në bazë të ngjyrës, por edhe atëherë kjo nuk do të thotë që antifrizi plotëson standardin e kërkuar nga prodhuesi i makinës. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pronari i Cybertruck thotë se automjeti është është shumë i madh për vendin e tij të parkimit dhe Tesla nuk do ta lejojë ta kthejë ose ta rishesë

Pronari i Cybertruck thotë se automjeti është është shumë i madh për vendin e tij të parkimit dhe Tesla nuk do ta lejojë ta kthejë ose ta rishesë

Auto
Nëna i tha vajzës të parkonte veturën e fëmijëve - pesëvjeçarja bëhet shembull edhe për të rriturit

Nëna i tha vajzës të parkonte veturën e fëmijëve - pesëvjeçarja bëhet shembull edhe për të rriturit

Auto
Shumë blerës kanadezë po i shmangen automjeteve elektrike - studimi i fundit tregon arsyet

Shumë blerës kanadezë po i shmangen automjeteve elektrike - studimi i fundit tregon arsyet

Auto
Volkswagen fton shoferët e 80 mijë veturave elektrike ID.4 për servisim, shkak defekti në softuer që fikë ekranet

Volkswagen fton shoferët e 80 mijë veturave elektrike ID.4 për servisim, shkak defekti në softuer që fikë ekranet

Auto
Jeep do të sjell një veturë të re elektrike me kosto të ulët

Jeep do të sjell një veturë të re elektrike me kosto të ulët

EVs
Bugatti zbulon modelin e 500-të dhe të fundit Chiron

Bugatti zbulon modelin e 500-të dhe të fundit Chiron

Auto
Kalo në kategori