LAJMI I FUNDIT:

Bora bllokon rrugën Kaçanik–Hani i Elezit (Foto)

Bora bllokon rrugën Kaçanik–Hani i Elezit (Foto)

Rreshjet e mëdha të borës kanë bërë që të bllokohet rruga magjistrale nga tuneli i Kaçanikut deri te Hani i Elezit, ku automjetet kanë mbetur të bllokuara për tri orë.

Një lexues i Telegrafit ka dërguar foto, në të cilat shihen kolonat e gjata të automjeteve në këtë rrugë, të shkaktuara nga reshjet e borës.


“Bllokada duket se është krijuar për arsye se disa kamionë kanë mbetur në rrugë nga rreshjet e borës. Prandaj edhe veturave po iu pamundësohet qarkullimi normal nëpër rrugë, duke e shkaktuar këtë tollovi”, ka sqaruar lexuesi i Telegrafit.

Policia konfirmon se rruga është e bllokuar nga disa kamionë,  të cilët nuk po mund të lëvizin nga reshjet e borës.

Bëhet e ditur se aktualisht asnjë kamion nga Ferizaj në drejtim të Hanit të Elezit sdhe anasjelltas nuk po lejohet të qarkullojë. /Telegrafi/