Si të mos turpërohemi në drekat afariste apo solemne, është mirë t’i hidhet një sy udhëzuesit të sjelljes së mirë
Mësoni se si të mos turpëroheni në drekën solemne apo afariste.
Vezët pak të ziera
Bashkë me vezët e ziera në tavolinë mund të ketë gërshërë me hapje të rrumbullakët në mënyrë që me një veprim të mund të pritni majën e vezës.
Mund t’ju shërbejë edhe thika me të cilën i mëshoni lehtë vezës anash, e pritni dhe majën e vendosni në pjatën e vogël. Në majë mund të vendosni një copëz gjalpi dhe t’i qitni kripë apo piper dhe ta hani me lugë të vogël. Lejohet edhe t’i qitni erëza vezës pas çdo kafshate, transmeton Telegrafi.
Sushi
Nëse e hani me gishta, ngrijeni lehtë me dy gishta. Në rast që përdorni shkoptha, kujdes që këndi me pjatën të jetë sa më i vogël, përkatësisht të jetë pothuajse paralel me tavolinën. Sushin mos e njomni në salcë soje, por përdorni një copëz xhenxhefili turshi në vend të brushës dhe lyejeni lehtë me salcë.
Sipas bontonit, është e ndaluar të ndani shtesën, ta pritni sushin apo ta lini që të qëndrojë gjatë në pjatë.
Krahët e pulës
Kapni krahët në fundin e kockës, gjeni fundin e kockës së madhe dhe tërhiqeni kërcen e cila gjendet aty. Gjeni më të voglin e dy kockave dhe lirojeni dhe tërhiqeni, të njëjtën gjë bëjeni edhe me kockën e madhe.
Kofshën është mirë ta mbani me gishta nga fundi i kockës. Kjo rregull, fatkeqësisht, nuk vlen në restorantet e mëdha, mirëpo edhe ashtu nuk është krejt e sigurt që do ta gjeni në meny.
Kërmijtë
Nëse shërbehen me veglën me majë të rrumbullakët e cila ju rikujton gërshërët, kapeni me njërën dorë dhe përdoreni si gërshërë në mënyrë që të kapni lëvozhgën.
Në rast se në tavolinë keni peshqir, përdoreni dhe kapni kërmillin me njërën dorë, ndërkaq me tjetrën me pirun nxirreni mishin dhe njomeni në salcë. Pirunët për kërmij kanë formë të veçantë dhe i kanë “dy” dhëmbë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert