Bonny sërish heroi, Inter e fiton derbin italian kundër Romës

Inter i ka fituar pikët e plota për t’ia shkaktuar Romës humbjen e dytë këtë sezon në Serie A.
“Neurazzurët” triumfuan me rezultat minimal 0-1, në përballjen më interesante të xhiros së shtatë në kampionatin italian.
Talenti Ange-Yoan Bonny sërish e bëri dallimin, ku shënoi pas vetëm gjashtë mintuave lojë pas një asistimi të shkëlqyer të Nicolo Barellas (6’).
Roma lehtë mund të barazonte përmes Paulo Dybalas, megjithatë ky i fundit nuk e finalizoi pasimin e Bryan Cristantes.
La falcata di @DenzelJMD2 🏍️ pic.twitter.com/NbZ2WBqF1o
— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 18, 2025
Roma ishte më kërkuese edhe në pjesën e dytë, ku Dybala kishte disa raste shënimi derisa edhe Artem Dovbyk goditi shtyllën por larg finalizimit.
Interi gjithashtu kishte rastin për ta mbyllur më herët çështjen e fituesit, mirëpo Manuel Akanji goditi traversën derisa Mkhitrayan dështoi nga afërsia.
Pas kësaj ndeshje, Inter merr kreun e tabelës me 15 pikë, aq sa ka edhe Roma në pozitën e tretë./Telegrafi


















































