0Shares

Edhe në Janar BONEVET do të ketë klasa interesante që nxisin mendimin kritik, kuriozitetin dhe kreativitetin tek të gjithë fëmijët.

Kurrikula në BONEVET është e përshtatshme për t’iu dhënë fëmijëve më shumë kohë për mësim të pavarur përmes lojës, dhe më shumë liri në iniciativat e tyre. Pos kësaj, fëmijët në BONEVET Prishtina kanë mundësinë që ti zbulojnë shkathtësitë e tyre dhe të mësojnë aftësitë teknike dhe sociale duke punuar me të tjerët në grupe.

Klasat e robotikës, elektronikës, programimit, artit, dhe klasat STEM ndihmojnë më të rinjët të fitojnë aftësi të zgjedhin probleme dhe të mendojnë në mënyrë kritike.

Në ciklin Janar-Shkurt hapësira krijuese BONEVET do të ofrojë 21 klasa për fëmijët dhe të rinjt nga mosha 7 vjeçare. Ata do të inkurajohen që të luajnë në mënyrë aktive, të krijojnë dhe dizajnojnë lojëra, të punojnë në grup, të programojnë robotë, të krijojnë prototype me 3D printerë, të zgjidhin probleme, të zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit, të mësojnë gjuhë të reja, dhe të kuptojnë rëndësinë e vlerave shoqërore në përgjithësi.

Misioni i BONEVET Prishtina është të krijoj një gjeneratë të re të mendimtarëve kritikë, kreativë dhe të kualifikuar me aftësi teknike dhe sociale, të cilët do të jenë në gjendje të krijojnë një të ardhme të mirësi individë dhe për shoqërinë në tërësi.

Në këtë link mund të lexoni më gjerësisht për klasat janar – shkurt 2019 si dhe të aplikoni KËTU. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)