LAJMI I FUNDIT:

BONEVET përmbyll donacionet e mburojave të fytyrës në kuadër të kampanjës “Bashkojuni Luftës”

BONEVET përmbyll donacionet e mburojave të fytyrës në kuadër të kampanjës “Bashkojuni Luftës”

Finalizimi me sukses i kampanjës për mbledhje të fondeve “Bashkojuni Luftës” në fund të muajit maj 2020, e cila mblodhi gjithsej 66,000.00EUR nga 134 mbështetës, lejoi që BONEVET të rrisë kapacitetin e prodhimit të mburojave të fytyrës, të destinuara për punëtorët shëndetësorë dhe të tjerë punëtorë publik të cilët vazhdojnë të ballafaqohen në vijën e parë me COVID-19.

Në mesin e muajit shtator 2020, me dhurimin e 17,338 mburojave të fytyrës, BONEVET lajmëron përmbushjen e qëllimit kryesor të kampanjës “Bashkojuni Luftës”.


Të gjithë punëtorët shëndetësorë në rajonet e gjithë Kosovës u pajisen me mburoja të fytyrës. Për më tepër, punëtorë të institucioneve publike si Dogana e Kosovës, Policia e Kosovës e shumë autoritete tjera lokale e qendrore përfituan mbrojtje shtesë nga virusi pandemik përmes mburojave të fytyrës të prodhuara me përkushtim nga ekipi i BONEVET.

Në kuadër të “Bashkojuni Luftës” fillimisht u planifikuar dhurimi i 15,000 mburojave të fytyrës, por me përkrahjen pasuese të Enhancing Youth Employment – EYE Project dhe Raiffeisen Bank Kosova u arrit rritja e numrit të lartpërmendur.

BONEVET i falënderon të gjithë mbështetësit e kampanjës “Bashkojuni Luftës”, veçanërisht Fondacionin “UNË E DU KOSOVËN”, KFOS, Ambasadën e Britanisë në Kosovë, UNDP Kosova, HELP Kosova, Shoqatën e Diasporës “Kaçaniku”, dhe Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Falënderim i veçantë̈, sipas BONEVET, i takon Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë̈, përkatësisht Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të Rajonit të Gjakovës, që mundësuan shpërndarjen e mburojave të fytyrës për punëtorët shëndetësorë në tërë Kosovën.

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Lajme
Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Lajme
Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin

Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin

Lajme
Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Lajme
Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Lajme
Rama publikon pamje nga bulevardit “Xhorxh Bush”: Magjia e festave erdhi

Rama publikon pamje nga bulevardit “Xhorxh Bush”: Magjia e festave erdhi

Komunat
Kalo në kategori