Një rrezik i heshtur nga po i kanoset Kosovës nga Serbia. Qindra bombola përplot gaz natyror me origjinë nga Rusia, futen përmes këtij shteti fqinjë pa asnjë kontrollë nga institucionet e Kosovës. Askush nuk kërkon licencë e dëshmi për siguri të bombolave.
Kështu tregojnë vetë importuesit e gazit, të cilët alarmojnë për rrezikun që mund të shkaktojë futja e pakontrolluar e materieve të rrezikshme.
Ramadan Maloku, pronar i kompanisë “Racional Commerce”, thotë se ligjërisht është e pa rregulluar kjo fushë, pasi aktualisht nuk kërkohet licencë për importin e sasive të vogla të gazit në këtë formë.
“Por çfarë është sasi e vogël dhe sasi e madhe?”, pyet Maloku, kamionët e të cilit fusin në Kosovë rreth 252 bombola të ngarkuara njëherësh.
Në llogaritje të thjeshtë, nëse sasi e vogël është një bombol e vetme, ai tregon se një kamion ka 7 sisteme baterish të cilat kanë secila nga 36 bombola. “Përafërsisht rreth 25 mijë metra kub gaz janë në një kamion dhe kjo nuk është sasi e vogël”, tregon Maloku.
Sipas tij, edhe më e rrezikshme bëhet situata pasi secila bombolë ka shtypje mbi 300 bar dhe qëndrojnë pa mbikëqyrje të asnjë autoriteti kompetent për më shumë se 365 ditë në platforma brenda territorit të vendit.
“Platformat e këtij gazi janë dhjetëra herë më të rrezikshme se pajimet e gazit propan butan. Thënë thjeshtë kjo është një bombë që mund të shpërthejë pa paralajmërim ngaqë nuk janë të mbikëqyrura dhe të testuar nga kompanitë e autorizuara”, thotë Maloku.
Në mars të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës kishte vendosur masa reciproke ndaj Serbisë për njohjen e certifikatave të ADR-së për automjetet si dhe certifikatat e ADR-së për shoferët, të lëshuar nga autoritetet serbe për transportuesit.
Por, tani në Ministrinë e Tregtisë heshtin për rrezikun që importuesit e gazit thonë se i kanoset vendit.
Gazeta Fjala, ka provuar të marr përgjigje nga ky institucion lidhur me procedurat dhe masat e parapara për import të kësaj materie, por askush nuk ka dhënë shpjegime.
Përveç kësaj nuk kanë sqaruar se cilat janë kriteret që përcaktojnë sasinë e vogël dhe të madhe të importit të gazit.
Kreu i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, vë në dyshim edhe cilësinë e gazit të importuar në vend.
Sipas tij, ka tri vite që cilësia e gazit në Kosovë nuk është kontrolluar nga askush. “Ministrja Bajrami nuk ka arritur ta themeloj një laborator për kontroll të cilësisë së gazit”, thotë ai.
Berjani tregon se përveç cilësisë as bombolat të cilat importohen nuk janë kontrolluar asnjëherë, dhe kështu sipas tij është vë në rrezik jeta e qytetarëve.
Të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e gazit LPG, tregojnë se vitin e kaluar në Kosovë kanë hyrë rreth 5 milionë litra gaz i lëngshëm i naftës i njohur si LPG.
Aktualisht Kosova nuk ka prodhim të gazit natyror dhe nuk është e lidhur me asnjë rrjet funksional të furnizimit të gazit.
Lidhja në linja furnizimi të gazit natyror është vlerësuar se do të përbënte një opsion kyç për diversifikimin e furnizimit në vend dhe për të shtuar sigurinë e furnizimit, por për momentin nuk janë duke u ndërtuar dhe nuk janë duke u planifikuar projekte të tilla. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Paralajmërimet për rënie të temperaturave – Termokos vazhdon furnizimin me ngrohje
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'