LAJMI I FUNDIT:

“Bomba të pashpërthyera”: 11 vdekje në Mbretërinë e Bashkuar nga zjarri i biçikletave elektrike vetëm gjatë vitit 2023

“Bomba të pashpërthyera”: 11 vdekje në Mbretërinë e Bashkuar nga zjarri i biçikletave elektrike vetëm gjatë vitit 2023

Njëmbëdhjetë njerëz mbetën të vdekur nga zjarret e shkaktuara nga biçikletat elektrike në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të kaluar, ndërsa tani ministrat e vendit po përballen me thirrje për veprim urgjent mbi shitjen e produkteve të rrezikshme.

Biçikletat elektrike mund të jenë shumë vdekjeprurëse nëse i kaplon zjarri pasi ai mund të përhapet me shpejtësi.


Aktivistët i krahasojnë këto produkte me “bomba të pashpërthyera”, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Shifrat e reja nga Zyra për Standardet e Produkteve dhe Sigurisë (OPSS), të nxjerra nga të dhënat e shërbimeve të zjarrfikësve në Mbretërinë e Bashkuar, zbulojnë atë që besohet të jetë numri më i lartë i vdekjeve të regjistruara nga zjarret e biçikletave elektrike në MB vitin e kaluar.

“Biçikletat elektrike mund të arrijnë një temperaturë të lartë në pak sekonda. Ato janë aq të rrezikshme. Është pothuajse si të kesh një bombë të pashpërthyer në shtëpinë tënde”, tha deputetja laburiste, Yvonne Fovargue.

Deputetët dhe grupet e sigurisë po bëjnë thirrje për çertifikim nga palët e treta për të siguruar që biçikletat elektrike, skuterët dhe bateritë e tyre të miratohen nga një organ i pavarur përpara se të jenë të disponueshme për shitje.

Gjithashtu, rrezik të madh përbëjnë edhe bateritë e blera në internet.

Një hetim muajin e kaluar zbuloi se 21 vjeçarja Sofia Duarte ndërroi jetë ditën e Vitit të Ri nga një zjarr i shpërthyer në korridorin e shtëpisë së saj.

Zjarri besohet të jetë shkaktuar nga një paketë baterie pa markë e vendosur në një biçikletë të konvertuar. Duarte vdiq nga djegiet e mëdha dhe thithja e tymit.

Se biçikletat elektronike dhe skuterët janë rreziku më i madh i përhapjes së zjarrit në vend kanë paralajmëruar edhe Brigada e Zjarrfikësve të Londrës. Vetëm gjatë vitit 2023 janë regjistruar 149 zjarre nga biçikletat elektronike.

Një prej rasteve më tragjike ka qenë më 30 qershor të vitit të kaluar kur Gemma Germeney 31 vjeç së bashku me fëmijët Lilly 8 vjeç dhe Oliver 4 vjeç, kanë vdekur nga zjarri në shtëpinë e tyre i cili ishte shkaktuar teksa biçikleta elektrike po karikohej.

Bëhet e ditur se qeveria e vendit po punon për të parandaluar aksidentet tragjike. Pritet që të merren masa për të larguar produktet e rrezikshme nga tregu, duke përfshirë bateritë e biçikletave elektronike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori