LAJMI I FUNDIT:

Boksieri amerikan konteston titujt e kampionit të Anthony Joshuas

Boksieri amerikan konteston titujt e kampionit të Anthony Joshuas

Boksieri amerikan Deontay Wilder është ende në dilemë nëse do të përballet me Luis Ortiz më 4 nëntor, pas lajmit se rivali kubanez ka rezultuar pozitiv gjatë një testi antidoping pak kohë më parë.

Pavarësisht kësaj, Wilder, i pamposhtur në ring (38 fitore e asnjë humbje), beson se kubanezin do ta “heqë qafe” kollaj.

“Ortiz e mund me “KO” brenda 3 raundeve. Ajo që unë dëshiroj është një unifikim i titujve kampionë bote me Anthony Joshua”, ka deklaruar boksieri amerikan.


Deontay Wilder

Wilder, në një deklaratë për mediat, ka ftuar rivalin britanik Joshua të duelojë në Amerikë, pasi në këtë shtet ai është ende i panjohur edhe pse mban titujt kampionë bote në peshat e rënda.

“Unë jam kampion bote, çka do të thotë që unë mund të përballem kudo. Më vjen mirë që Joshua është një kampion bote dhe e gjithë Britania e ndjek, por nëse dëshiron të bëjë emër ai duhet të vijë të duelojë këtu, në Amerikë. Nëse ai do të eci në rrugët e Amerikës askush nuk do ta njohë”.

Joshua nuk është më i forti në botë: Kjo është renditja e top 10 boksierëve (Foto)
Lexo po ashtu Joshua nuk është më i forti në botë: Kjo është renditja e top 10 boksierëve (Foto)

“Ai duhet të bëjë emër në këtë shtet për t’u bërë një yll. Pavarësisht kësaj, unë jam gati të përballem me të kudo, nuk më intereson vendi, vetëm dua të përballem me të”, ka thënë Deontay Wilder, që mban titullin kampion bote të kategorisë WBC në peshën e rëndë.

Më tej, Wilder shprehet se Joshua do të fitojë duelin me Pulev, që zhvillohet më 28 tetor. “Unë gjithnjë do të jem me Joshua, pasi e dua ta kem përballë në ring, për ta mundur unë i pari”, tha Wilder. /telesport/

Dueli mes Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschkos

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori