LAJMI I FUNDIT:

“Boki 13” paraqet kallëzim penal kundër Zaevit, Spasovskit, Ruskovskës

“Boki 13” paraqet kallëzim penal kundër Zaevit, Spasovskit, Ruskovskës

Bojan Jovanovski “Boki, 13”, sot ka njoftuar se ka paraqitur kallëzime penale kundër disa gjyqtarëve, prokurorëve dhe ish-zyrtarëve, ndër të cilët ish-kryeministri Zoran Zaev, ish-ministëri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ish-sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiratsovski, si dhe ish-udhëheqësja e Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska.

Jovanovski është paraqitur në Prokurori me ftesë të kreut aktual të këtij institucioni, Islam Abazi.


Operacioni u quajt “Bumerang”, ka bërë të ditur Jovanovski.

“Të gjitha pretendimet e mia dhe përshkrimi i ngjarjeve do të materializohen me prova me origjinë nga pajisja ime telefonike e cila u sekuestrua gjatë arrestimit tim në rastin “Haraçi”. Bëhet fjalë për krime që kanë të bëjnë me shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrim zgjedhor, financim të paligjshëm të partisë politike, shpërdorim të prokurimit publik…”, shtoi ai në një deklaratë për media.

Ai paralajmëroi vazhdimin e dorëzimit të provave, por këtë herë me shkrim.

Jovanovski paraprakisht ka kërkuar pranim ekskluzivisht nga Abazi sepse, siç tha ai, ishte i vetmi të cilit i besonte./Telegrafi/