LAJMI I FUNDIT:

“Boki 13” kërkon takim me prokurorin Abazi: Kam “bomba” për krimet e strukturave të larta shtetërore

“Boki 13” kërkon takim me prokurorin Abazi: Kam “bomba” për krimet e strukturave të larta shtetërore

Bojan Jovanovski, i dënuari në rastin “Haraçi”, i ka dërguar shkresë kreut të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, duke i thënë se do t’i dorëzojë “bomba” dhe dëshmi për krimin në strukturat më të larta shtetërore.

“Unë, tashmë i dënuari Bojan Jovanovski me nofkën Boki 13, për faktin se kam njohuri dhe dëshmi për krime të kryera nga persona të profilit të lartë nga sfera e politikës, sistemit të drejtësisë dhe elitës së biznesit, kërkoj të paraqitem përpara jush menjëherë dhe pa vonesë, për të bërë kallëzim penal dhe për t’ju dorëzuar të gjitha provat që kam në formë të bisedave të regjistruara audio, transkripteve dhe komunikimeve telefonike të bëra në formë mesazhesh, fotosh dhe video incizimesh”, thuhet në letrën e Boki 13.


Në letrën drejtuar prokurorit publik, Boki 13 kërkon që në procesverbal të dorëzohen kallëzime penale që kanë të bëjnë me persona dhe ngjarje të lidhura me vepra korruptive, kriminale dhe veprime kriminale të personave nga strukturat më të larta shtetërore nga sfera e politikës, drejtësisë, elita e biznesit dhe persona të tjerë që ishin në korrelacion të përbashkët veprimi.

Ai ka bërë të ditur se me paraqitjen e kallëzimit penal do të dorëzojë të gjitha provat në mbështetje të akuzës, ndërsa provat që disponon janë në formë të bisedave të incizuara, transkripteve, mesazheve, regjistrimeve fotografike dhe video./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori