LAJMI I FUNDIT:

Bogujevci në Asamblenë e Këshillit të Evropës: Serbia po kërkon pretekst për të destabilizuar veriun e Kosovës

Bogujevci në Asamblenë e Këshillit të Evropës: Serbia po kërkon pretekst për të destabilizuar veriun e Kosovës

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, derisa ka folur në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka thënë se Serbia vazhdimisht po kërkon pretekst për të destabilizuar veriun e Kosovës.

Bogujevci  ka thënë se kjo po bëhet duke u përpjekur që të largohen nga dialogu politik me Kosovën, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.


“Megjithatë, Kosova si shtet po përballet me veprime të paligjshme të strukturave kriminale në pjesën veriore, të cilat po inkurajohen dhe drejtohen fatkeqësisht nga presidenti Vuçiq. Serbia, fqinji ynë verior, kurrë nuk u distancua nga krimet e gjenocidit të Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave të tjera gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe vazhdon të koordinojë politikën e jashtme me Federatën Ruse dhe të armatoset nga Rusia. Jo vetëm kaq, por Serbia nuk e ndëshkoi dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, dhe është shumë shqetësuese të shohësh anëtarë të grupit Wagner në mes të Evropës, të cilët janë shfaqur në veri të Kosovës duke hyrë përmes Serbisë. Është e qartë se Serbia vazhdimisht kërkon pretekste për të destabilizuar veriun e Kosovës. Ata po e bëjnë këtë sepse po përpiqen të largohen nga dialogu politik me Kosovën, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve përmes një marrëveshje përfundimtare ndërkombëtare dhe ligjërisht të detyrueshme me njohje reciproke”, ka thënë Bogujevci, transmeton KP.

Ajo ka thënë se respektimi i ligjit dhe luftimi i krimit të organizuar nuk mund të ketë alternativë dhe nuk trajtohet në bazë të përkatësisë etnike në Kosovë.

“Përpjekja është minuar nga Beogradi duke inkurajuar strukturat kriminale për të ushtruar presion dhe kërcënime ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët kishin regjistruar veturat me targa të Kosovës. Kur ky pretekst dështoi, ata kërkuan pretekst tjetër duke u larguar dhe duke dhënë dorëheqje nga institucionet, dhe kur u shtynë edhe zgjedhjet lokale vendosën barrikada në rrugët nacionale dhe të çojnë në pikat kufitare. Ne jemi shumë të përkushtuar dhe konstruktivë në dialog. Ne duam marrëveshje dhe normalizim mes dy vendeve si dy vende të pavarura mbi bazën e reciprocitetit si parim i së drejtës ndërkombëtare. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi normalizim të plotë dhe marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vazhdimësi të procesit integrues në Bashkimin Evropian”, ka shtuar ajo.

Bogujevci ka përmendur faktin se Kosova është ngritur për 17 vende në indeksin e luftës kundër korrupsionit dhe e para në rajon për përmirësimin e sundimit të ligjit.

Ajo ka theksuar se integrimi euroatlantik është synimi jetik i Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori