LAJMI I FUNDIT:

Bogujevci: Kam kaluar nëpër shumë procese gjyqësore, asnjëherë s’e kam pasur përkrahjen e vendit tim

Bogujevci: Kam kaluar nëpër shumë procese gjyqësore, asnjëherë s’e kam pasur përkrahjen e vendit tim

Deputetja nga radhët e LVV, Saranda Bogujevci, duke folur për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë ka thënë se krijimi i një Tribunali të tillë nuk është një gjë e lehtë.

Ajo në këtë seancë ka thënë nuk duhet pasur vetëm fjalë për këtë, pasi që sipas saj kjo iu jep shpresë familjarëve.


“Për të krijuar një Tribunal ndërkombëtar, duhet të ketë një kërkesë në OKB, një rezolutë në OKB që lejon formimin e një Tribunali ndërkombëtar. Kjo merr kohë dhe lyp përkrahje. Nuk jemi anëtarë të OKB-së dhe kemi shtete që nuk na përkrahin. Por prapë duhet të punojmë në këtë drejtim. Të mos japim deklarata pa qenë të sigurt në këto procese. Familjarët duhet ta dinë saktë çfarë ne mund të bëjmë në këtë drejtim”, ka thënë ajo, transmeton Telegrafi.

Bogujevci në këtë seancë ka thënë se kishte kaluar nëpër shumë procese gjyqësore por nuk e kishte pasur përkrahjen e Kosovës.

“Kam kaluar nëpër disa procese gjyqësore tash e 20 vite, por asnjëherë nuk e kam pasur përkrahjen e vendit tim. E kam pas përkrahjen e një vendi tjetër. E kam pasur krah një vend tjetër që më ka marr dhe është kujdesur për mua. Po du që vendi im të jetë krah i familjeve në këtë vend, që nuk e kanë mundësinë që e kam pasur unë. Duhet të bëhen punët drejt dhe t’i kemi njerëzit e fushës që e kuptojnë dhe e dinë këtë. Kemi njerëz që janë shkolluar jashtë në këtë drejtim dhe që japin kontribut për këtë”, ka thënë Bogujevci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori