LAJMI I FUNDIT:

Bogov: Duhet të ketë investime në Maqedoni, edhe pse sektori financiar është stabil

Bogov: Duhet të ketë investime në Maqedoni, edhe pse sektori financiar është stabil

Sektori financiar në Maqedoni është stabil, bankat janë të gatshme për të mbështetur ekonominë e vendit por duhet më shumë investime për zhvillim. Kështu ka vendosur Komisioni për stabilitet ekonomi, pjesë e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM).

Në takimin e sotëm ku u prezentuan këto raporte financiare prezent ishte Dimitar Bogov, guvernator i BPRM-së, ministri i Financave Dragan Tevdovski por edhe përfaqësues shtetëror të institucioneve bankare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Kushtet janë stabile për një periudhë të gjatë. Bankat janë të gatshme për të ndihmuar ndërmarrjet me kredite në rast nevoje për projekte kualitative që do të ndihmonin zhvillimin e vendit” tha sot para të pranishmëve, Dimitar Bogov, guvernator i BPRM-së.

”Të ardhurat e shtetit janë solide dhe ka qëndrueshmëri financiare dhe përgatitje zyrtare” tha Tevdovski, Ministër i Financave. /Telegrafi/