Të premten, Boban Bogdanoviq do të paraqitet në objektin e Prokurorisë për Krim të Organizuar të Serbisë ku do të zbulojë shumëçka rreth vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Javë më parë, Bogdanoviq tha se ekzekutori ishte Lubomir Lainoviq, organizator ishte Milan Radoiçiq dhe porositësi ishte Zvonko Veselinoviq.
Ai për portalin nova.rs ka pohuar se sot ka pasur një bisedë telefonike me zyrtarët e Prokurorisë së Kosovës, e cila është përfshirë në zbulimin e rastit dhe pret që në ditët në vijim të takohet me ta.
“Unë u befasova shumë këndshëm kur u ftova sepse prokuroria është nën kontroll. Ata duan të flasin rreth dijenive të mia rreth vrasjes së Ivanoviqit. Absolutisht nuk shpresoja që ftesa të më dërgohej. Sigurisht që ka shumë nga dëshmia ime që do të mbështesë hetimin dhe shpresoj të arrij një urdhërues, për të cilin fola për KRIK. Do të përsëris absolutisht gjithçka që kam thënë në rrëfimin tim për KRIK”, ka thënë Bogdanoviq.
Ai tregon se në Prokurori do të përmend edhe presionet që ka hasur gjatë marrjes në pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB).
“Një pjesë e deklaratës sime do t’i referohet edhe marrjes në pyetje në MPB, kur Ninoslav Cmoliq u përpoq të më detyronte të shkoja menjëherë në poligraf, ndoshta me qëllim që të mos e kaloja atë poligraf dhe të diskreditonte historinë. Nga e gjithë kjo kam arritur në përfundimin se Ninoslav Cmoliq dhe Aleksandar Vulin kanë arsye të mbrojnë dikë për gjithë këtë që ka ndodhur. Do të përsëris rastësitë e çuditshme që kamerat nuk funksionojnë kur Milan Radoiçiq futet në situata të tilla”, tha Bogdanoviq.
“Kur u vra Oliver Ivanoviq, nuk funksionoi asnjë kamera. Kur Milan Radoiçiq u arratis nga Bërnjaku, asnjë kamerë nuk funksionoi”, përfundoi Bogdanoviq.
Kujtojmë se në një konferencë, ministri Vulin iu drejtua Bogdanoviqit me pseudonimin nënçmues Pacov (miu). Vulin më pas kishte ngritur kallëzim penal ndaj tij për moskallëzim të krimit ndërsa sulmoi edhe KRIK-un, duke thënë se gazetarët e kësaj redaksi po e kriminalizojnë Serbinë.
Mirëpo, përkundër presioneve nëpër të cilat ka kaluar Bogdanoviq, ai ka marrë ftesë nga Prokuroria dhe të premten, më 15 prill, do të merret në pyetje rreth informacioneve që ka për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Palestinezët festojnë “pranimin e marrëveshjes” nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'