Në përgjigjen që ka marrë nga EULEX-i Ministria për Kosovën e Qeverisë serbe, Bogdanoviq dhe Gjorgjeviq trajtohen si persona të padëshirueshëm dhe për këtë shkak u ndalohet hyrja në Kosovë, bën të ditur gazeta “Veçernji Novosti”.

Duke konstatuar se ky veprim i pushtetit kosovar dhe EULEX-it paraqet shkelje të të drejtave të njeriut, Bogdanoviq ka thënë se do t’i drejtohet shefit të diplomacisë evropiane, Javier Solana, si dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. /Telegrafi/