LAJMI I FUNDIT:

Boeing do të largojë 16 mijë punëtorë për shkak të krizës nga pandemia e COVID-19

Boeing do të largojë 16 mijë punëtorë për shkak të krizës nga pandemia e COVID-19
Aeroplani Boeing 737 MAX | Foto: Stephen Brashear/Getty Images/Guliver

Boeing planifikon të zvogëlojë rreth 10 për qind të punëtorëve të saj, duke u arsyetuar se pandemia e COVID-19C i kishte dhënë kompanisë një “goditje të rrufeshme”.

Prodhuesi amerikan i avionëve aktualisht ka të punësuar rreth 150 mijë njerëz në të gjithë botën, përcjell Telegrafi.


Përhapja e Coronavirusit ka çuar në një kolaps industrinë ajrore.

Kompania tha se do t’i shkurtojë këto vende të punës, ndërsa Airbus e quajti pandeminë si “kriza më të rëndë që industria ka njohur ndonjëherë”.

Shefi ekzekutiv i Boeingut, Dave Calhoun tha se, “pandemia është duke dhënë një goditje të fortë për biznesin tonë dhe kërkesa për udhëtime ajrore komerciale “ka rënë në humnerë”.

Ai paralajmëroi se industrisë së aviacionit do t’i duhen vite të tëra për t’u rikthyer në nivelet e më parshme.

Ndërsa 10 për qind e vendeve të punës do të shkurtohen në kompani, Boeing pranoi se uljet do të ishin më të mëdha në disa departamente, siç është biznesi i saj i linjave komerciale. /Telegrafi/