LAJMI I FUNDIT:

Boçvarski: Ndërprerja ose jo e kontratës me “Sinohydro” për rrugën Kërçovë – Ohër do të mësohet këtë javë

Boçvarski: Ndërprerja ose jo e kontratës me “Sinohydro” për rrugën Kërçovë – Ohër do të mësohet këtë javë

Pas pak më shumë se një muaji punë, deri në fund të kësaj jave ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski pret të marrë raportin për rishikimin e autostradës Kërçovë-Ohër, i cili varet nëse shteti do ta ndërpresë kontratën me kompaninë kineze “Sinohydro”.

Pasi ta marrin raportin e plotë, Boçvarski thotë se në seancë të Qeverisë do ta paraqesin të gjithë situatën dhe bashkërisht do të vendosin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Pres që gjatë kësaj jave të dorëzohet nga autoriteti mbikëqyrës dhe nga ekspertët e FIDIC dhe në ministri, pas së cilës do të kërkojmë që ai raport të shqyrtohet në seancë të Qeverisë. Të gjitha vendimet dhe hapat e ardhshëm do t’i marrim bashkë me Qeverinë. Ne do ta prezantojmë të gjithë situatën aktuale, por këtu ai prezantim dhe hapat e ardhshëm mbi të gjitha duhet të vijnë nga ekspertët të cilët do të japin drejtime se si të vazhdohet me zgjidhjet më të mira për të përfunduar këtë autostradë”, tha ministri Boçvarski.

Ai beson se është herët të mendohet për ndërprerjen e kontratës dhe të mendohet për hapat e ardhshëm përpara se raporti dhe rekomandimet e ekspertëve të shqyrtohen në detaje.

Revizioni i gjithë projektit nga projektimi deri në realizimin e rrugës Kërçovë-Ohër, e cila është në ndërtim e sipër për dhjetë vjet, filloi në fillim të muajit të kaluar.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi mundësinë e ndërprerjes së kontratës me “Sinohydro” për faktin se afati për përfundimin e projektit skadon më 31 dhjetor.

Ai tha se është e papranueshme që 10 vite të ndërtohet autostradë dhe të mos përfundojë ende, ndaj nuk përjashtoi mundësinë që të punësohet një kompani tjetër për të përfunduar autostradën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori