LAJMI I FUNDIT:

Boban Iliq “pranon” se ka kryer vrasjen e Almirit dhe e përdor për vetëgjyqësi

Boban Iliq “pranon” se ka kryer vrasjen e Almirit dhe e përdor për vetëgjyqësi

Boban Iliq shfrytëzon vrasjen e Almir Aliut për të demonstruar forcë. Kallëzimin Penal që rezulton të jetë i datës 16 korrik 2019, dëshmon se Boban Iliq vrasjen e Almirit të vogël e shfrytëzon për të ushtruar vetëgjyqësi në raste tjera. Përkatësisht dokumenti vërteton se Iliq pranon se ka vrarë fëmijë. “Unë kam mbytur fëmijë, ndërsa ty të therë”. Kështu Boban Iliq i është kërcënuar një personi në Kumanovë, për një konflikt interesi, ndërsa i dëmtuari këtë kërcënim e ka paraqitur në polici.

Referuar të dhënave nga Kallëzimi Penal me numër 6124/735 rezulton që Iliq me dhunë i ka marr 5.000 euro një personi i cili pajisjet për piceri i ka shitur një pale tjetër nga ajo me të cilin ishte marr vesh paraprakisht dhe më vonë përmes një telefonate i thotë se nga xhepi i tij ka marr vetëm 3.600 euro dhe se urgjentisht duhet t’i sigurojë edhe 1.400 euro të mbetura. Autenticitetin e Kallëzimit Penal e kanë konfirmuar edhe burime policore. Ndërkohë edhe Prokuroria Publike konfirmon se ndaj Boban Iliq është ngritur akuzë dhe se është konstatuar vepra penale.

“Më 25 tetor 2019 është ngritur akuzë ndaj dy personave: Boban Iliq dhe J.S nga Kumanova. Dy tashmë të akuzuarit janë marr në pyetje, nga ku prokurori përgjegjës ka konstatuar veprën penale “Vetëgjyqësi”. Në pyetje janë marr edhe palët tjera të përfshira në rast. Tani presim që Gjykata Themelore të caktojë seancë për procedimin e lëndës”, thonë nga Prokuroria Publike.

Aktualisht lënda e Almir Aliut për të cilën akuzohet Iliq gjendet në Gjykatën e Apelit e cila duhet të vendos mbi ankesat e palëve në proces. Gjykata e shkallës së dytë gjendet para kallëzimit penal në të cilin vetë Iliq pranon vrasjen, derisa duhet ta vërtetoj vendimin e shkallës së parë apo ta kthejë përsëri lëndën në rigjykim. Edhe pas procesit të rigjykimit, Gjykata Themelore e Kumanovës, respektivisht gjykatësja Maja Denkoska ndaj katër të akuzuarve shqiptoi masën e njëjtë të dënimit si në vendimin e parë. Në fillim Boban Iliq akuzohej për “vrasje” me paramendim, ndërsa më pas si pasojë e ekspertizës neuropsikiatrike lënda u rikualifikuar në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” edhe pse rezultoi se ekspertizat janë bërë nga ekspert pa licenca. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e shtypjes me makinë të cilën e drejtonte Boban Iliq. Vrasjes i parapriu konflikti verbal mes prindit të Almir Aliut dhe vrasësit Boban Iliq./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori