Boateng po transferohet te Lyoni

Jerome Boateng mund të quhet lojtar i Lyonit.
Edhe pse afati kalimtar përfundoi mbrëmë (e marte), skuadra franceze ka ende mundësi të bëjë një transferim të madh.
Jerome Boateng i ka kompletuar ekzaminimet mjekësore dhe pritet që shumë shpejtë të prezantohet te Lyoni.
Mbrojtësi gjerman e ka të drejtën të kalojë te skuadra nga Ligue 1, pasi do të jetë lojtar i lirë dhe kjo nuk ndalohet me rregullore.
Një lojtarit që i ndërpritet skuadra apo është i lirë, mund të transferohet te ndonjë klub tjetër edhe nëse afati kalimtar ka përfunduar.
Kështu, Boateng e ka mundësinë t’i bashkohet Lyonit në ditën e sotme (e mërkure), pasi marrëveshja mes palëve është arritur tashmë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































