LAJMI I FUNDIT:

BMW X2 pritet të hyjë së shpejti në prodhim (Foto)

BMW X2 pritet të hyjë së shpejti në prodhim (Foto)

Të gjithë e kanë pëlqyer konceptin e këtij modeli, që ishte publikuar para dy vitesh në Paris Motor Show, por ende nuk është futur në prodhim.

Mirëpo, zyrtarë nga BMW kanë bërë të ditur së fundmi, se modeli X2 do të prodhohet së shpejti, por pa dhënë detaje shtesë, transmeton Telegrafi.


Ky model është pritur shumë se është më i gjerë, i lart dhe më luksoz se makinat e mëhershme.

Megjithëse është i destinuar për rrugë normale dhe përdorim familjarë, njohësit e makinave thonë se mund të vozitet edhe nëpër terrene të vështira.

Me lartësinë e duhur, rrotë shumë të mëdha dhe fuqinë tërheqëse që pritet të jetë e lartë, ky model pritet të jetë shumë i kërkuar.

Sipas të gjitha gjasave, kompania do ta lansojë këtë makinë, që të konkurrojë me Mercedes-Benz GLA, por nuk dihet nëse është lajm i saktë. /Telegrafi/

bmw-x2-pritet-te-hyje-se-shpejti-ne-prodhim-foto-2

bmw-x2-pritet-te-hyje-se-shpejti-ne-prodhim-foto-3

bmw-x2-pritet-te-hyje-se-shpejti-ne-prodhim-foto-4

bmw-x2-pritet-te-hyje-se-shpejti-ne-prodhim-foto-5

bmw-x2-pritet-te-hyje-se-shpejti-ne-prodhim-foto-6

bmw-x2-pritet-te-hyje-se-shpejti-ne-prodhim-foto-7

bmw-x2-pritet-te-hyje-se-shpejti-ne-prodhim-foto-8