BMW tregon çmimin fillestar dhe maksimal që do ta ketë X5 2019 (Foto)
Vetëm se për ta vozitur këtë makinë, duhet pritur deri në nëntor
Prej se është lansuar në vitin 2000, BMW X5 ka qenë model për shumë prodhues të makinave, transmeton Telegrafi.
Tani që është lasnuar gjenerata e katër, prodhuesi gjerman ka bërë të ditura çmimet që do t’i ketë X5 xDrive40i dhe X5 xDRive50.
Për të blerë modelin bazë, duhet paguar 52,800 euro, teksa tjetri me të gjitha përformasat kushton 65,700 euro.
Në të dy çmimet, është e përfshirë edhe shumë për transportin deri te klienti. Pavarësisht çmimeve, që të dy modelet peshojnë nga tre tonelata, i kanë të integruara dritat LED, monitorimin e këndit të vdekur, si dhe sistemin e sigurisë në pjesën e përparme.
Ata që paguajnë më shumë, mund të kenë sistemin e ndezjes me buton, BMW Laserlight, si dhe ngrohësin apo ftohësin e hapësirave ku mbahen gotat.
Po që se kërkohet përformancë më e lartë, mund të shtohet sistemi M Sport Package, si dhe formati që i mundëson të vozitet nëpër tërrene të vështira.
Modeli bazë është 3.0-litra gjashtë cilindra dhe proshon 335 kuajfuqi, teksa tjetri më i fuqishëm ka motorin 4.4-litra V8 që prodhon 465 kuajfuqi.
Që të dy motorët kanë nga tetë shpejtësi automatike, teksa mund ta dërgojnë fuqinë në të katër rrotat. Të interesuari për BMW X5 2019, mund ta gjejnë nëpër sallone prej dhjetë nëntorit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Mercedes prezanton modelin më të shpejtë AMG
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të
Jugkoreanët pretendojnë se kanë bateri që mund të karikohet në pak sekonda
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre