LAJMI I FUNDIT:

BMW ka vendosur, këto janë modelet që nuk do të kenë pasardhës

BMW ka vendosur, këto janë modelet që nuk do të kenë pasardhës

Pas Mercedesit edhe BMW-ja ka vendosur të zvogëlojë ofertën kur bëhet fjalë për numrin e modeleve.

Siç merr vesh Car & Driver, BMW Z4 nuk do të ketë pasues. Ky model sportiv ishte zhvilluar në bashkëpunim me Toyotan dhe do të mbetet thjesht pjesë e historisë, pasi me gjasë nuk u ka pëlqyer edhe aq shumë pronarëve bavarezë por as adhuruesve të kësaj marke.


Duket se rezultatet e shitjes do të jenë përcaktues, kurse shifrat nuk janë edhe aq të mira. Në SHBA, BMW-ja arriti vitin e kaluar të shet më pak se 1.900 njësi, transmeton Telegrafi.

Nuk është vetëm Z4. Burime tjera pretendojnë se gjasat e mëdha që të ndërpritet ndonjë model tjetër që të prodhohet apo të ketë pasues, është Serie 8. Vlen për të dy versionet Coupe dhe Cabrio, derisa Gran Coupe mund t’i mbijetojë më të keqes.

Mediat amerikane nuk ndalen me kaq me thashetheme interesante. Kështu u zbulua se Alpina, si një nën-markë e BMW, po ngrihet lart dhe duhet të konkurrojë me Maybach në të ardhmen.

Dhe në një atmosferë të tillë, Rolls Royce mund të humbë një model. Gjegjësisht, Ghost do të tërhiqet dhe do të zëvendësohet nga Alpina B7. Veprim i rrezikshëm, duke qenë se Rolls Royce është një emër që tingëllon po aq krenar dhe joshës kudo në botë. /Telegrafi/