LAJMI I FUNDIT:

BMW ka bërë të ditura specifikat e 4 Series dhe kohën kur pritet të lansohet

BMW ka bërë të ditura specifikat e 4 Series dhe kohën kur pritet të lansohet

Modeli 4 Series, ka ndryshime të dukshme në krahasim me 3 Series

Tashmë dihet se BMW është duke punuar në 4 Series, ndërsa më herët këtë makinë e kemi parë derisa testohej, transmeton Telegrafi.


Duke mos ia larguar shtresat e kamuflazhit, BMW ka shfaqur dukjen që do ta ketë 4 Series, ka bërë të ditura vetëm disa prej specifikave, si dhe kohën kur lansohet, që nuk është aq e largët.

Në bazë të pamjeve, shihet se kjo makinë i ka linjat e ngjashme me modelin aktual, vetëm se grillin e ka të zgjatur dhe në mënyrë horizontale, në dy anë.

Sistemi i pezullimit të këtij modeli, është për 2.24 inç më i ulët se ai i Model 3, që e afro për toke për 0.8 inç, derisa bazën e rrotave e ka më të gjerë.

Brenda do ta ketë motorin me 3.0 litra që prodhon 374 kuaj fuqi, ndërsa si opsion vjen edhe mundësia që të prodhojë 382 kuaj fuqi.

Gjatë muajit shtator, BMW planifikon që ta lansojë 4 Series, që do të jetë pjesë e makinave tjera nga linja M4. /Telegrafi/