LAJMI I FUNDIT:

BMW iX3 ka nisur të merr formë, si një SUV shumë i fuqishëm

BMW iX3 ka nisur të merr formë, si një SUV shumë i fuqishëm

Ngjashmëri e madhe me X3, ndërsa funksionon në tërësi me bateri që mbushen me rrymë

Tashmë dihet se BMW është duke punuar një versionin elektrik të X3, që është quajtur iX3, ndërsa pritet të del në shitje gjatë vitit që vjen, transmeton Telegrafi.


Më herët, kjo makinë është parë derisa po testohej, ndërsa kishte shtresa të mëdha kamuflazhi, ndërsa tani është shfaqur edhe dukja e jashtme.

Kjo makinë ka marrë formë si një SUV shumë i fuqishëm, që ngjanë shumë me X3, por që është tërësisht elektrik.

Brenda makinës është motori me 74 kWh, që i mundëson të udhëtojë për 440 kilometra, me vetëm një mbushje.

Së bashku me iX3, BMW planifikon që në të ardhmen ta lansojë edhe sedanin i4 dhe iNext SUV. /Telegrafi/