LAJMI I FUNDIT:

BMW Concept 4 duket edhe më bukur me tavan të hapur

BMW Concept 4 duket edhe më bukur me tavan të hapur

Dukja që do të mund të kishte ky model, sikur t’i hapej pjesa e sipërme

Ndër prezantimet që kanë rënë më së shumti në sy në Frankfurt Motor Show, ishte BMW Concept 4, me pjesën e përparme me përmasa gjigante, transmeton Telegrafi.


I dizajnuar si bazë për 4 Series, M3 dhe M4, ky model ka dukje shumë më të veçantë, se sa makinat që i kemi parë deri më tani.

Megjithëse është shumë i veçantë, X Tomi Design ka punuar që ta kthejë në një makinë me tvan të hapur dhe dukja është shumë e pëlqyeshme.

Ka mundësi, që nëse BMW Concept 4 sikur t’i hapej ndonjëherë pjesa e sipërme, të ketë pikërisht këtë dukje të mirë. /Telegrafi/