Themeluesi i Libra-s, Ben Blushi duke folur në foltoren e Parlamentit, tha se Rilindja po përpiqet të bllokojë Libra-n të hyjë në zgjedhje.
“Libra u regjistrua duke zbatuar Kodin Zgjedhor, i cili parashikon se duhet një deputet dhe 20 mijë firma gjashtë muaj para zgjedhjeve. Por Denar Biba, kryetari i tenderëve dhe prokurimeve të Rilindjes vendosi të ndryshojë Kodin Zgjedhor duke ndryshuar afatin nga 18 qershor në 28 prill. Ky vendim i Bibës është për të djegur një parti të caktuar: Libra-n. Pra sipas Bibës ne jemi deputet deri më 28 prill (koha kur kanë dalë listat) dhe jo deri në 9 shtator siç e parashikon ligji. Është e njëjta gjë siç ndodhi me zgjedhjet në PS, kur u ndryshua statusi për të më përjashtuar mua nga zgjedhjet për kryetar. U bëj thirrje ta tërheqin këtë shkresë”, deklaroi Ben Blushi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251