Blogarja nga Tirana, Hilda Kërtalli, është kthyer në trendin e kanalit YouTube kohëve të fundit.

Ajo është komentuar shpesh herë për ngjashmërinë që ka me Dua Lipën, ani pse është shprehur se vet nuk i pëlqen që vazhdimisht t’i komentojnë duke ia kujtuar këtë gjë.


Sido që të jetë, për t’ua plotësuar dëshirën ndjekësve të saj, Hilda ka realizuar së fundmi një video-blog, duke rikrijuar disa prej fotografive të artistes shqiptare me renome botërore.

dua1 1

Në videon e publikuar, blogerja mund të shihet se si realizon makijazhin, veshjet dhe gjithçka tjetër që t’i përafrohet fotografive të Duas.

dua2 1

Dhe në fund rezultati del mahnitës, pasi bukuroshja nga Tirana në fotografitë e realizuara “para-pas” bën që ndryshimi mesa saj dhe Dua Lipës të duket shumë i vogël.

dua3 1

Kërtalli ka publikuar edhe në Instagram këto fotografi, ndërkohë që shumë prej komentuesve kanë etiketuar Dua Lipën me shpresën që ajo të shohë se sa shumë i ngjason vajza nga Tirana. /Telegrafi/

hildakertalli 2554333666078186773001485712075074506342709n 1 Foto: Hilda Kërtalli/Instagram

hildakertalli 1876979536007406542370208169686658356046858n Foto: Hilda Kërtalli/Instagram

hildakertalli 2537655451276296139535150864216124707930819n Foto: Hilda Kërtalli/Instagram