LAJMI I FUNDIT:

Blloku i Afrikës Perëndimore thotë se ‘D-Day’ është caktuar për ndërhyrje të mundshme në Niger

Blloku i Afrikës Perëndimore thotë se ‘D-Day’ është caktuar për ndërhyrje të mundshme në Niger

Blloku kryesor rajonal i Afrikës Perëndimore ECOWAS ka rënë dakord për një “ditë D” për një ndërhyrje të mundshme ushtarake për të rivendosur demokracinë në Niger nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, tha një zyrtar i lartë, pa bërë të ditur datën.

“Ne jemi gati të shkojmë kurdo që të jepet urdhri”, ka thënë Komisioneri i ECOWAS për Çështjet Politike, Paqe dhe Siguri Abdel Fatau Musah gjatë ceremonisë së mbylljes të premten, përcjell Telegrafi.


“D-Day është vendosur gjithashtu”.

“Ne kemi rënë dakord tashmë dhe kemi rregulluar mirë atë që do të kërkohet për ndërhyrjen”, tha ai.

Ndërsa flasim ne jemi ende duke përgatitur (një) mision ndërmjetësimi në vend, ndaj nuk kemi mbyllur asnjë derë.

Diplomatja amerikane takon udhëheqësit ushtarakë të Nigerit, nuk lejohet të takohet me presidentin e rrëzuar
Lexo po ashtu Diplomatja amerikane takon udhëheqësit ushtarakë të Nigerit, nuk lejohet të takohet me presidentin e rrëzuar

Oficerët ushtarakë rrëzuan presidentin nigerian Mohamed Bazoum më 26 korrik dhe kanë kundërshtuar thirrjet e Kombeve të Bashkuara, ECOWAS dhe të tjerë për ta rikthyer atë në detyrë, duke bërë që blloku të urdhërojë të mblidhet një forcë gatishmërie.

Shumica e 15 vendeve anëtare të saj janë të përgatitura të kontribuojnë në forcën e përbashkët, përveç atyre gjithashtu nën sundimin ushtarak – Mali, Burkina Faso dhe Guinea – dhe Kepi Verde, ciotohet të ketë thënë të enjten një zyrtar i ECOWAS.

Shefat e mbrojtjes kanë refuzuar të thonë se sa trupa do të vendosen apo detaje të tjera strategjike.

Nigeri gjithashtu ka një rëndësi strategjike përtej Afrikës Perëndimore për shkak të rezervave të tij të uraniumit dhe naftës dhe rolit të tij si qendër për trupat e huaja të përfshira në luftën kundër kryengritësve të lidhur me Al Kaedën dhe Daesh-in. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori