Bllokohet përkohësisht një rrugë në Prishtinë shkaku i punimeve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se nesër, më 06.06.2026, do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Fehmi Agani”.
Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë nga ora 08:00 deri në ora 16:00, për shkak të zhvillimit të punimeve në kuadër të projektit për instalimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik.
Komuna ka bërë të ditur se punimet po realizohen nga operatori ekonomik i angazhuar dhe janë pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës së ndriçimit publik në Kryeqytet.
Po ashtu, qytetarët janë lutur që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë

































