LAJMI I FUNDIT:

Policia me plan operativ për Festivalin “Sunny Hill” – tregon cilat rrugë do të mbyllen për qarkullim

Policia me plan operativ për Festivalin “Sunny Hill” – tregon cilat rrugë do të mbyllen për qarkullim
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës njofton se për të siguruar mbarëvajtjen e Festivalit “Sunny Hill”, kanë hartuar planin operativ në të cilin parashihen detyra konkrete për zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion.

Festivali do të mbahet nga data 04.08.2022 deri më 08.08.2022, në Prishtinë (Gërmi).


Në njoftim bëhet e ditur se për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin, do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë në atë zonë.

“Do të ketë ndalimqarkullimi për mjetet motorike dhe qytetarët në rrugën “Dr.Shpëtim Robaj” që nga hyrja në parkun Gërmia (te laura) e deri në kryqëzimin e rrugës me fshatin Butovc”, thuhet në komunikatën për media.

Përjashtimisht thuhet se do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit.

“Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që të shfrytëzohen rrugët tjera nga qytetaret që mësyjnë Butovcin (rrugën nëpër Kolovicë) ose pjesën e epërme të Gërmisë (rrugën nga Matiqani)”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori