LAJMI I FUNDIT:

“Bllaca s’është i çmendur, është shumë inteligjent”

“Bllaca s’është i çmendur, është shumë inteligjent”

Visar Duriqi, gazetar i Gazeta Express, në Zona B të Baton Haxhiut ka folur për Nazim Bllacën, pozitën e tij si dëshmitar në rastet e vrasjeve të supozuara nga SHIK-u dhe lidhjet e tij me prokurorët serbë dhe BIA-n.

Duriqi ka thënë se për shkak të raporteve që ka ndërtuar me Bllacën ka arritur që të ketë qasje në dokumenta të ndryshme, njofton Klan Kosova.


“Komunikimi me një kriminel për një kohë të gjatë të bën edhe mik. Afrimi i shumtë na ka dhanë mundësi të kemi qasje në këto dokumente. Dokumentet kanë qenë të siguruara në vitin 2014, por nuk i kam publikuar pasi publiku nuk ka qenë i përgatitur për ato dokumente. Në atë kohë ishte krijuar përshtypja se çdokush ishte SHIK, çdokush përgjohej, dikush mund të vriste. Edhe në vitin 2014 ka mundur të mendohet se gjithçka është BIA, është serbe”, ka thënë Duriqi.

Ai ka deklaruar se Bllaca nuk është i çmendur dhe se ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Bllaca ka kërkuar ndihmë teknike në laptop unë i kam marr pastaj. Kushdo që e ka shpallur të çmendur është tendencë e qëllimshme e dikujt pasi ai është njeri shumë inteligjent. E mbaj mend edhe në UÇK, ai ka qenë më uniformë të zezë”, thotë ai.

Duriqi ka deklaruar se për mendimin e tij Bllaca.

“Sipas të gjitha gjasave Bllaca është në Lugano, pasi atje është edhe programi për mbrojtjen e dëshmitarëve”, thotë ai, duke u shprehur bindjen e tij se ish-prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro, e ka lidhur Nazim Bllacën me Prokurorinë serbe, ndërsa ka theksuar se për ish-agjenti i vetëdeklaruar i SHIK-ut ka qenë sekser i Faruk Gashit.

“Është Maurcio Salustro që e ka lidhur Bllacën me Stankoviqin. Salustro ka qenë i gatshëm të dërgojë çdo dosje në Prokurorinë serbe. Familja e Bllacës është stigmatizur, kanë vajtuar familja e tij, fëmijët e tij janë stigmatizuar. Në biznes Nazim Bllaca ka qenë një ndërmjetësues i Faruk Gashit. Rrëfimet e Bllacës kanë qenë shumë mirë të ndërtuara dhe të besueshme. Edhe pse i është thënë që nuk do jesh i besueshëm, është konsideruar si dëshmitar serioz edhe i Gjykatës”.

Ai ka deklaruar se e-mailat e publikuar i ka pasur Agjencia Kosovare e Inteligjencës, ose së paku është dashur t’i ketë.

“Këto emailia i kanë të gjithë, edhe AIK-u edhe Policia e Kosovës. Është dëshpëruese që nuk është bë asgjë. Unë nuk jam patriot aspak, por nuk dua që Salusstro të punojë në Kosovë për interesa të Serbisë. Të gjithë që është dashur t’i kenë këto dokumente”. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori