Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi një grup të vogël ligjvënësish amerikanë javën e kaluar se Azerbajxhani së shpejti mund të pushtojë Armeninë.
Politico shkruan për këtë duke cituar dy burime të sigurta, ku raportohet sre ligjvënësit e bindën kryediplomatin amerikan se ishte e nevojshme të ndërmerreshin veprime kundër presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në përgjigje të operacionit të spastrimit etnik në Nagorno-Karabakh.
Blinken tha se Departamenti i Shtetit po kërkon mënyra për ta mbajtur Azerbajxhanin përgjegjës dhe planifikon t’i japë fund ndihmës ushtarake për Bakun.
Kujtojmë se nga viti 2002, SHBA-ja ka miratuar një përjashtim ligjior që do të lejonte ndihmën ushtarake për Azerbajxhanin pavarësisht mosmarrëveshjes territoriale me Armeninë, por këtë vit ajo skadoi në muajin qershor dhe ende nuk është paraqitur asnjë kërkesë për rinovim.
Sipas tij, SHBA-të besojnë se Azerbajxhani mund të pushtojë Armeninë në javët e ardhshme, por në të njëjtën kohë ai shprehu besimin në negociatat e vazhdueshme diplomatike midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Operacioni i diskutueshëm i Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh muajin e kaluar detyroi më shumë se 100 mijë armenë të largoheshin nga Azerbajxhani dhe rajoni.
Megjithatë, nuk është mosmarrëveshja e vetme midis azerëve dhe armenëve pasi Baku dëshiron të ndërtojë një rrugë që do të përshkojë rajonin jugor të Armenisë dhe do të lejojë trafikun rrugor të anashkalojë Iranin.
Aliyev tha se do të gjejë një mënyrë për ta zbatuar atë korridor, pavarësisht nëse “e dëshiron apo jo Armenia” dhe kërcënoi se do ta zgjidhë çështjen me forcë nëse është e nevojshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit