LAJMI I FUNDIT:

Blinken në OKB: Rusia mund të prodhojë pretekst për të sulmuar Ukrainën

Blinken në OKB: Rusia mund të prodhojë pretekst për të sulmuar Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur sot në OKB për krizën aktuale që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Blinken adresoi dezinformatat që ai tha se Rusia po i përhap derisa po vë në cak Ukrainën dhe mënyrat e mundshme që Moska mund të sulmojë, duke thënë se ai shpresonte të “ndikojë Rusinë që të braktisë rrugën e luftës dhe të zgjedhë një rrugë tjetër, derisa ka ende kohë”.


“Ne nuk e dimë saktësisht se si do të shkojnë gjërat. Por ja se çfarë mund të presë bota të ndodhë”, tha Blinken.

“Së pari, Rusia planifikon të prodhojë një pretekst për sulmin e saj… Ne nuk e dimë saktësisht formën që do të marrë. Mund fabrikohet një i ashtuquajtur bombardim terrorist të sajuar brenda Rusisë. Zbulimi i shpikur i varrit masiv, një sulm i sajuar me dron kundër civilëve ose një i rremë”, tha ai.

“Rusia mund ta përshkruajë këtë ngjarje si spastrim etnik ose gjenocid, duke u tallur me një koncept që ne në këtë dhomë nuk e marrim lehtë, as unë nuk e marr lehtë duke u bazuar në historinë time familjare. Në ditët e fundit, media ruse tashmë ka filluar të përhapë disa nga këto alarme të rreme dhe pretendime për të maksimizuar zemërimin publik, për të hedhur bazat për një justifikim shpikës për luftën”, ka deklaruar mes tjerash Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit gjithashtu deklaroi se ai po fliste në Kombet e Bashkuara për Rusinë dhe Ukrainën “jo për të nisur një luftë, por për të parandaluar një të tillë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Bosnja
“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

Evropa
SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori