LAJMI I FUNDIT:

Blinken në Kiev, pritet të takohet me Zelenskyn dhe Kuleban – do të diskutojnë për kundërofensivën që po zhvillohet më ngadalë se që ishte pritur

Blinken në Kiev, pritet të takohet me Zelenskyn dhe Kuleban – do të diskutojnë për kundërofensivën që po zhvillohet më ngadalë se që ishte pritur

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Kiev, ku do të takohet me zyrtarët e lartë ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba.

Udhëtimi i tij në Ukrainë, vjen në kohën kur kundërofensiva e Kievit po zhvillohet me hapa më të ngadalshëm sesa që ishte pritur në fillim të saj, transmeton Telegrafi.

Blinken gjithashtu pritet të njoftoi opinionin për fondin e ri për Ukrainën që kap vlerën e mbi një miliardë dollarë.


E pranojnë edhe rusët që ukrainasit i dëbuan nga Robotyne
Lexo po ashtu E pranojnë edhe rusët që ukrainasit i dëbuan nga Robotyne

Në anën tjetër, Kievi gjatë mbrëmjes së kaluar ishte cak i sulmeve ajrore ruse – ku sipas administratës ushtarake të qytetit – mbrojtja e tyre kundërajrore ka arritur t’i shkatërrojë predhat në ajër.

Kjo është vizita e tretë në Ukrainë e Sekretarit amerikan të Shtetit që nga fillimi i pushtimit rus.

Në anën tjetër, shumë ekspertë amerikanë po e shohin me një dozë skepticizmi kundërofensivën ukrainase, që sipas tyre nuk është duke prodhuar ndonjë avantazh në fushëbetejë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Brenda projektit të Norvegjisë ku po ndërtohet

Brenda projektit të Norvegjisë ku po ndërtohet "rruga nënujore më e gjatë dhe më e thellë në botë"

Evropa
Vjen edhe reagimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, rreth sulmit rus në Sumy të Ukrainës

Vjen edhe reagimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, rreth sulmit rus në Sumy të Ukrainës

Botë
I pari nga 16 aeroplanët e rinj luftarakë F-16 nga SHBA zbarkon në Bullgari

I pari nga 16 aeroplanët e rinj luftarakë F-16 nga SHBA zbarkon në Bullgari

Bullgaria
Momenti kur raketa ruse bie në qytetin ukrainas Sumy – sulme nga të cilat mbetën më shumë se 30 të vdekur

Momenti kur raketa ruse bie në qytetin ukrainas Sumy – sulme nga të cilat mbetën më shumë se 30 të vdekur

Botë
Shefi i Pentagonit vjen me një paralajmërim tjetër të fuqishëm për Iranin – rreth armëve bërthamore

Shefi i Pentagonit vjen me një paralajmërim tjetër të fuqishëm për Iranin – rreth armëve bërthamore

Botë
Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Botë
Kalo në kategori