LAJMI I FUNDIT:

Blinken flet rreth politikës së jashtme të SHBA-së: Bota nuk organizohet vetë

Blinken flet rreth politikës së jashtme të SHBA-së: Bota nuk organizohet vetë

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken mbajti sot fjalimin e tij të parë të rëndësishëm si kryediplomat i vendit, ku parashtroi në linja të gjera politikën e jashtme të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden.

Ai riafirmoi vendosmërinë e administratës për më tepër angazhim në çështjet globale. “Bota nuk organizohet vetë”, tha Blinken. Kur Amerika tërhiqet, ose dikush tjetër do të përpiqet të zerë vendin e saj, ose askush nuk del për të mbajtur barrën dhe kjo çon në kaos, tha ai.


Sekretari i Shtetit tha se për të mposhtur pandeminë, është e nevojshme që qeveritë, shkencëtarët dhe bizneset kudo në botë të punojnë së bashku. Ai tha se nga pandemia duhen nxjerrë mësimet e duhura dhe të investohet si duhet në të ardhmen për çështjet e shëndetit global, raporton zeriamerikes.

Blinken premtoi se Amerika do të përdorë fuqinë e shembullit të saj. “Ne do të inkurajojmë të tjerët të bëjnë reforma të rëndësishme, të anulojnë ligje të këqija, të luftojnë korrupsionin dhe të ndalin praktikat e padrejta”, tha ai. Por ai shtoi se SHBA nuk do ta nxisin demokracinë përmes ndërhyrjeve të shtrenjta ushtarake ose duke u përpjekur të përmbysin me forcë regjime autoritare.

“Ne i kemi provuar këto taktika në të kaluarën. Sado me qëllime të mira, ato nuk kanë funksionuar. Ato i kanë dhënë ‘nxitjes së demokracisë’ një emër të keq”, tha Blinken.

Ai tha se zgjidhja e problemeve të demokracisë brenda SHBA ka rëndësi të dorës së parë për diplomacinë e saj jashtë. Përndryshe, tha ai, “ne do të bënim lojën e Rusisë dhe Kinës të cilët shfrytëzojnë çdo rast për të mbjellë dyshime rreth demokracisë sonë”.

Lidhur me imigracionin, Sekretari i Shtetit tha se një kufi i fortë është me rëndësi thelbësore për sigurinë e vendit, por shtoi se Amerika është vend imigrantësh dhe se duhet ta zgjidhë me diplomaci faktin që vit pas viti, njerëz nga vende të tjera rrezikojnë çdo gjë për të ardhur në Shtetet e Bashkuara.

Në fjalimin e tij, Blinken tha se Amerika po bën një përpjekje të madhe për të rivendosur lidhjet me miqtë dhe aleatët. Por ai shtoi se partneriteti me ta nënkupton që secili do të bëjë pjesën që i takon dhe barra nuk do të mbahet vetëm nga SHBA.

Duke folur për revolucionin e sotëm teknologjik, Sekretari i Shtetit bëri thirrje për forcimin e aftësive mbrojtëse kompjuterike të vendit. Ai solli shembullin e ndërhyrjes kibernetike në kompaninë SolarWinds vitin e kaluar, për të cilën dyshohet Rusia dhe që u shoqërua me një depërtim masiv në rrjetet kompjuterike të qeverisë amerikane.

Blinken tha se Kina është i vetmi vend që ka fuqinë për të sfiduar seriozisht sistemin e qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar me të gjitha rregullat dhe vlerat e tij.

Ai i përshkroi marrëdhëniet me Kinën si komplekse, ku do të ketë edhe bashkëpunim por edhe qëndrime nga këndvështrimi i një kundërshtari. Sekretari i Shtetit tha se Amerika do të mbrojë vlerat për të cilat lufton, kur shikon se të drejtat e njeriut shkelen në Sinkiang ose kur demokracia nëpërkëmbet në Hong Kong.

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori