LAJMI I FUNDIT:

Bleu një Lamborghini për gjysmë milioni dollarë, “nuk e gëzoi” as edhe një ditë

Bleu një Lamborghini për gjysmë milioni dollarë, “nuk e gëzoi” as edhe një ditë

Shpesh, fuqia blerëse dhe aftësitë e drejtimit nuk shkojnë paralelisht. Kjo është pikërisht arsyeja pse ndodhin edhe aksidente.

Shembulli i fundit vjen nga Australia, ku pati një aksident të vogël automobilistik, në të cilin makina dhe portofoli i pronarit pësuan më shumë dëme, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një aksident, ku pronari i një Lamborghini Diablo ra në një hendek dhe e përplasi makinën e tij.

Madje, pronari i cili pagoi gjysmë milioni dollarë australianë, një aksident të tillë e bëri pikërisht në udhëtimin e parë.

Mos harroni, kjo është një makinë e privuar nga elektronika e ndërgjegjshme për sigurinë, një makinë në të cilën mund të shtrydhni lirshëm gazin “deri në dysheme”. /Telegrafi/