LAJMI I FUNDIT:

Bleu 200 Land Roverët e fundit, i modifikoi dhe fitoi shumë nga ta

Bleu 200 Land Roverët e fundit, i modifikoi dhe fitoi shumë nga ta

Një lëvizje vizionare e Charles Foset, themeluesit të kompanisë Twister Automotive që ndodhi vite më parë, ishte kur vendosi të blejë 200 njësi të veturës origjinale Defender, para se të arrinte në treg gjenerata e re e këtij modeli.

Ky vendim doli të jetë një lëvizje e mençur, pasi Defenderi origjinal është një veturë shumë e kërkuar, e për këtë shumë nuk pyesin për çmimin e saj, transmeton Telegrafi.


Foset pranoi se janë shitur pothuajse të gjitha njësitë, e 16 prej tyre që kanë mbetur janë version më i gjatë – pra në variantin 110.

“Këto 16 njësi janë përzgjedhur me finesë për shkak të numrit të shasisë dhe vitit të prodhimit. Të gjithë janë regjistruar në vitin 2016, pasi që ishte ndalur prodhimi i tyre, që i bënë një njësi shumë të rralla e ndoshta edhe të fundit. Versioni i limituar quhet One of One”, ka shtuar Foset.

Të gjitha këto njësi janë të bazuar në versionet e “pasura”, e secilës ngjyrë i ofrohet nga një Stacion Wagon dhe Utility Wagon.

Në paletën e ofertës, të qasshëm janë dy motorë, që pas modifikimeve kanë 2.3 litra twin-turbo që prodhon 312 kuaj-fuqi dhe tjetri 2.2 me 176 kuaj-fuqi.

Çmimi për Land Rover Defender 110 Utility Wagons që ka motorin me naftë kushton 135 mijë funte, kurse ai me benzinë 174.500 funte. Station Wagon ofrohet në treg me një çmim prej nga 145 mijë e deri në 185 mijë. /Telegrafi/