LAJMI I FUNDIT:

Bleu 200 Land Rover të prodhuar në vitin 2015, britaniku tani mund të fitojë miliona nga shitja e tyre

Bleu 200 Land Rover të prodhuar në vitin 2015, britaniku tani mund të fitojë miliona nga shitja e tyre

Twisted Automotive është një kompani nga Britania e Madhe e cila është e njohur për adhuruesit e shumtë të flaktë të Land Roverit, në veçanti për modelin Defender.

Pronari i kësaj kompani ka bërë një lëvizje të zgjuar në biznes disa vite më parë, dhe tregoi se e njeh mirë tregun dhe dëshirat e blerësve, transmeton Telegrafi.

Charles Fawcett është themelues dhe pronar i Twisted Automotive, kompanisë britanike që modifikon dhe shet modelin Defender tek blerësit specifik që e dinë se çfarë duan.

Fawcett bleu “qindra” Defender pak para se Land Rover të ndalte prodhimin qysh në vitin 2015, kurse tani blerësit janë të gatshëm të ndajnë deri në 220 mijë funte për të pasur një Defender me zero kilometra në garazhin e tyre. E pas modifikimit të Twisted, atyre u rritet akoma më shumë vlera.

Natyrisht se nuk bëhet fjalë për çfarëdo veture 4×4, pasi që Twisted i modifikon me kriteret që i vendosë vetë klienti. Në një prej punëtorive të kësaj kompanie gjenden 16 Defender, nga dy për secilin nga tetë opsionet e ngjyrave.

Çdo Defender i ka më pak se 50 kilometra të kaluar, kështu që konsiderohet sikur të jetë veturë plotësisht e re. Të gjithë janë të pajisur me XS, që asokohe ishte niveli më i lartë i përgatitjes së një Land Rover Defender.

Charles kishte vendosur vet për t’i blerë. Ai për The Sun tha: “shkova te linja prodhuese e Defender në Solihull që të njihem me burrat dhe gratë që prodhojnë vetura. Këta 16 Defender 110 i kam zgjedhur vet për shkak të numrit të shasisë dhe datës së prodhimit. Të gjithë janë regjistruar në vitin 2016, pasi që prodhimi i tyre ishte ndalur, që identifikoheshin si veturat e fundit që dolën nga shiriti prodhues. Janë të veçantë, e kur i nënshtrohen modifikimit të Twisted, bëhen më unik”.

Nëse keni dashur të blini një Defender në vitin 2015, asokohe kushtonte rreth 35 mijë funte, por këto 16 vetura nuk janë për çdo blerës.

Twisted ofron një sërë opsionesh dhe zgjedhje të motorit, benzinë apo naftë – me frena të përmirësuar, rrota dhe ndriçimin LED.

Aty është edhe sistemi i moderuar infotainment, izolimi akustik dhe lëkura, që ofron komoditet që ndoshta nuk e keni pritur në Defenderët origjinal. /Telegrafi/