Blero dhe Uki kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Në fakt, ata kanë sjellë dy këngë në një që mbajnë titullin "Galeri x Zemra jem".


Dyshja vijnë edhe me klip të kompletuar që tashmë ndodhet në platformën YouTube.

Screenshot 11 21 Foto: Screenshot/YouTube

Projektet janë verore të përshtatshme për këtë kohë, të cilat janë përshtatur edhe me video.

Blero këtë periudhë ka qenë shumë aktiv me projekte muzikore, ndonëse ka publikuar edhe disa solo.

Screenshot 12 22 Foto: Screenshot/YouTube

Ai i ka qëndruar besnik stilit të tij që nga fillimi i karrierës, ku po vazhdon të jetë i pëlqyer.

Besohet që edhe këto projekte do të priten mirë nga fansat e publiku. /Telegrafi/